Mancini si Nostradamus: “Ja kur do te vi fundi i Juventus. Inter eshte per Champions”

Lidhur me artikullin:

Roberto Mancini eshte shume konkret. Kur kane mbetur edhe pese jave nga fundi i kampionatit nuk pranon me gabime.

“Nese do te marrim tri piket kunder Genoa dhe Udinese, atehere fitorja me Napoli do te kete pasur nje kuptim. Perndryshe do te jete nje tjeter rast i humbur pas dy fitoreve te fundit”.

Ndjekja ndaj vendit te trete vazhdon.

“Ne keto jave te fundit pres qe lojtaret te luajne me te njejtin mentalitet pozitiv siç kane bere gjate gjithe vitit, – ka shtuar trajneri i Inter. – Genoa eshte nje ekip cilesor dhe shume agresiv. Nuk do te jete nje ndeshje e lehte”.

Nderkohe, per Eder do te jete nje derbi, duke pare se lojtari ka luajtur ne fazen e pare me Samdpria. Ndoshta do te jete rasti i duhur per te festuar golin e tij te pare me zikaltrit.

“Kur ka luajtur, ka bere gjithmone nje paraqitje te mire. Eshte e çuditshme qe nuk ka shenuar akoma, por ai duhet te ruaje qetesine dhe te kete durim. E kemi marre edhe per te ardhmen, jo vetem per kete vit. Ndoshta ne pese ndeshjet e fundit do te ne jape golat qe na duhen”.

Ndoshta, ne fund, Inter do te siguroje nje vend ne fazen para-eliminatore te Champions ose “vetem” nje vend ne Europa League.

“Ne Itali vleresohen vetem rezultatet, jo progresi qe ben nje ekip. Por une i shikoj permiresimet e bera dhe jam i kenaqur, ekipi tani ka nje shpirt. Ne Itali ka munguar gjithmone durimi per te pritur, qekur jam kthyer kjo histori nuk ka ndryshuar. Do te jete gjithmone keshtu”.

Trajneri eshte kthyer te komentoje sezonin me ulje-ngritje te Inter, qe ka kryesuar kampionatin pothuajse gjate gjithe fazes se pare.

“Ne ato 40 dite ‘black out’-i nuk meritonim te humbnim aq shume pike. Por nuk ekziston nje shpjegim i vetem per ate periudhe. Barcelona aktuale nuk eshte bere nje ekip i dobet. Ose mund te shikoni ekipet ne kampionate te tjera qe kane investuar qindra milione euro dhe tani luftojne per nje vend te peste apo te gjashte”.

Ne lidhje me merkaton:

“A do te mjaftoje per te ngushtuar diferencat me Juventus? Ata po punojne prej vitesh per nje projekt, por vete Juventus nuk mund te fitoje dhjete vite radhazi, edhe pse eshte skuadra me e forte heret ose vone do te vije momenti qe do te humbase”, ka thene Mancini.