Maria Sharapova humbet Olimpiaden e Rio 2016

Lidhur me artikullin:

Maria Sharapova nuk do te marre pjese ne Lojerat Olimpike “Rio 2016”. Shkak eshte bere shtyrja e seances degjimore ne Gjykaten e Arbitrzhit Sportiv per tensiten Ruse dhe nisur nga ky fakt kampiones do t’i duhet te qendroje larg olimpiades se Brazilit. Ish numri 1 i botes rezultoi pozitive me doping dhe u denua me 2 vjet pezullim, por ajo nuk ka qene aspak dakort me kete vendim, duke e apeluar ne Lozane. Palet rane dakord qe seanca te shtyhet ne menyre qe te kene me shume kohe per te analizuar ceshtjen si dhe te mbledhin prova.

Si afat kohor eshte lene data 18 Korrik deri me 19 Shator, ne menyre qe Maria Sharapova te kete mundesi te fitoje betejen e saj ndaj vendimit te dhene. KAS gjithashtu ka sqaruar se ishin palet ne proces qe kerkuan me shume kohe ne dispozicion ne menyre qe te kishin mundesi te analizonin ceshtjen me detaje. Ne kete menyre, tenistja ruse nuk do te kete mundesi te perfaqesoje Rusine ne Olimpiade, duke iu shtuar radhes se gjate te atleteve ruse qe do te mungojne ne Rio per shkak te skandalit te dopingut qe ka perfshire sportin e ketij vendi. Mungesa e Sharapovas do te jete nje humbje e madhe per Olimpiaden pasi ne vitin 2012 ajo u shpall nenkampione olimpike.