Mario Balotelli ben qe klubi i Nice te thyeje rekorde te reja

Lidhur me artikullin:

Ne sheshin “Massena”, ne qender te Nises, dyqani i klubit te futbollit ka shume pune. Fajin e ka Mario Balotelli! Ose me sakte, ne saj te Balotelli, qe shet dy te tretat e totalit te fanellave, klubi i Nise shet 10 fanella çdo ore. Nje zhvillimin i jashtezakonshem qe frymezon me besim drejtuesit dhe fryn arkat e klubit qe deri tani ka shitur 15 mije fanella, dyfishin e sezonit te kaluar. Ne te vertete, efekti duhet ndare mes Balotelli dhe rezultateve te skuadres qe eshte e para ne renditjen e Ligue 1 dhe sot do te ndeshet me Salzburg ne Europa League, nje ndeshje vendimtare per te vazhduar me tej edhe ne Europe.

Ne kete menyre trajneri Favre, qe dje festoi 59 vjetorin e lindjes, do te aktivizoje dyshen e sulmit qe ka shenuar rregullisht ne Ligue 1: gjashte gola per Balotelli, shtate per te riun Plea. Duke numeruar edhe golat ne Europa, ata te dy kane shenuar 15 gola ne kete sezon. Nje garanci per nje ekip qe luan me 3-5-2 ose 4-4-2, por ka raste edhe 4-3-3, si sonte. Pika te forta jane edhe organizimi i lojes nga Belhanda dhe rigjetja e formes per Dante, mbrojtes qe fitoi Champions League me Bayern ne vitin 2013. Megjithate, zbulimi i sezonit eshte 17-vjeçari Sarr, i cili vetem javen e ardhshme do te firmose kontraten si profesionist.

Gjithsesi, Balotelli mbetet me i famshmi dhe i gjithe qyteti ne jug te Frances ka nisur ta adhuroje. Abonimet, kujton gazeta “Nice Matin”, u rritem me 20% kur Balotelli u prezantua, nga 10 mije ne 12 mije. Ne stadium mesatarja e tifozeve ka shkuar ne 22.695 ndersa vjet ishte 19.192. Kerkesa per fanellen e Balotelli ka pasur edhe nga Australia, SHBA dhe Kina. Edhe ne rrjetet sociale, klubi i Nise po “fluturon” me numrin e ndjekje:: +32% ne “Instagram”, +18% ne “Facebook”. Faqja zyrtare e klubit ne internet, per here te pare pati ne muajin shtator 1 milione perdorues unik. Rekorde njeri pas tjetrit, ashtu si fillimi i sezonit pa humbje ne Ligue 1, ku qendron ne vendin e pare, me te njejta pike qe kishte Paris SG ne sezonin e kaluar. Kreu duhet konsoliduar, te dielen ne shtepi kunder Caen…