Mark Zuckerberg me nje version te veçante te Facebook

Kreu i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg, ka nje version te veçante te aplikacionit te rrjetit social dhe kete e ka pranuar vete themeluesi.

Ky detaj u zbulua nga Zuckerberg gjate prezantimit te sherbimit te videove live. ‘Ky eshte versioni i verdhe i aplikacionit Facebook, i krijuar per njerezit e brendshem’, tha Zuckerberg.

Ndryshe nga aplikacioni i zakonshem qe kane perdoruesit, ne opsionin ‘Çfare keni ne mendje’ per statuset tuaja, ka nje menu me disa opsione per te postuar imazhe ‘GIF’, ‘Slideshow’ dhe ‘Music’.

Ndoshta keto tre sherbime do te jene ne te ardhmen ne dispozicion per te gjithe perdoruesit pasi eshte konfirmuar se ‘Facebook’ po teston ‘GIF’ dhe ‘Music’.

/Techsot.al