Marko Pjaca eshte i qarte: “Dua te jem Morata i ri i Juventus”

Lidhur me artikullin:

Marko Pjaca ka nisur gradualisht te ambientohet me shkollen “Juventus”, duke u perpjekur qe te behet nje lojtar i denje per fanellen bardhezi. Ne kete pjese te pare te sezonit, mesfushori kroat nuk eshte aktivizuar shume nga trajneri Allegri, por Pjaca nuk i ka humbur shpresat per te marre nje fanelle prej titullari. Madje ai ka nje objektiv:

“Do te me pelqente shume te isha une Morata i ardhshem i Juventusit. Do te bej maksimumin tim per te arritur ato nivele qe skuadra dhe trajneri kerkon”, ka deklaruar Marko Pjaca ne nje interviste.

Talenti kroat, qe ne merkaton e veres ishte ne shenjestern e disa ekipeve te Serise A, kerkon te jape kontributin e tij ne fitimin e Serise A dhe Champions League me bardhezinjte. Por ai ende nuk e di se ne çfare pozicioni do te luaje te skuadra e Allegrit.

“Ne fillimin e karrieres luaja si mesfushor, ndersa te Dinamo e Zagrebit si anesor i majte. Jane dy pozicione ku ndihem mire. Te Juventus kam luajtur si sulmues i dyte, nje pozicion e ndiej se mund te jap shume”, tha Pjaca, qe deri me tani ka luajtur pak minuta, ne dy ndeshje te Serise A dhe te merkuren ne Champions League.