Marotta: “Me shitjen e Pogba arkat e Juventus u mbushen me para”

Lidhur me artikullin:

Transferimi i yllit Paul Pogba nga Juventus te Manchester United ishte “hiti” i veres qe lame pas. Francezi eshte lojtari me i shtrenjte ne historine e futbollit. Si rrjedhoje, menaxheri i mesfushorit, Mino Raiola, pati nje fitim te majme per realizimin e marreveshjes spektakolare te arritur me shume peripeci e spekulime. Shumen e ka zbuluar menaxheri i pergjithshem i “Zonjes se vjeter”, Giuseppe Marotta: jane 27 milione euro! United pagoi 105 milione euro dhe shifra e plote e transferimit mund te shkoje deri ne 110 milione euro. Kjo do te thote se klubi bardhezi ka perfituar 72 milione euro.

“Ne e morem Pogba-ne nga Manchester United ne fund te kontrates se tij per 1.5 milione euro, qe te mos lejonim klubet e tjera angleze te nisnin nje procedure ligjore qe mund ta kishte vonuar regjistrimin e tij”, – tha Marotta ne asamblene e pervitshme te klubit. “Marreveshja me lojtarin perfshiu nje numer kostosh per aktivitetet e mbajtura nga agjentet dhe keshilltaret. Pas kater vitesh te ne, ai vendosi te rikthehej ne Angli. Ai donte te shkonte me çdo kosto dhe jo vetem per parate. Ne edhe mund t’ia plotesonim kerkesat financiare, por kjo nuk do te mbante qete dhomat e zhveshjes”, – shpjegoi me tej ai.

Marotta zbuloi ne detaje sa ka fituar Juventus duke shitur nje yll te klasit boteror si Pogba.

“Ne fituam 105 milione euro nga shitja e tij, plus 5 milione euro te tjera ne forme bonusesh, te percaktuara me nje klauzole, sipas se ciles kjo shume kalon ne arken e klubit tone nese ai firmos nje kontrate te re te United ose shitet per me shume se 50 milione euro. Fitimi eshte 95 milione euro, nga te cilat 27 milione euro do t’i paguhen agjentit Mino Raiola dhe kompanise se tij. Fitimi neto nga Pogba per ne eshte 72 milione euro“, – perfundoi numri 2 i kampioneve te Italise.