Marotta tregon merkaton. “Bentancur, Donnarumma dhe Witsel”

Lidhur me artikullin:

Juventus nuk ndalet ne merkato. Drejtori Pergjithshem i bardhezinjve, Beppe Marotta ka folur ne lidhje me dritaren e transferimeve te kampioneve te Italise. Marotta ka konfirmuar edhe njehere interesin e “Zonjes se Vjeter” per talentin e Bocca Juniors, Rodrigo Bentancur. Situata eshte nen vezhgim edhe pse numri 1 i merkatos se bardhezinjve shprehet se nuk ka arsye per t’u nxituar, per te pasur ne dispozicion sherbimet e 19-vjecarit, por duket se e ardhmja e argjentinasit pritet te jete Juventus.

Talentet e reja jane kthyer ne mode ne kampin e bardhezinjve. Giannluigi Donarumma, gardiani i portes se Milan eshte shnderruar ne objektivin numer 1 te kampioneve te Italise, duke patur parasysh faktin se poriteri aktual i Juventus, Giannluigi Buffon eshte ne fund te karrieres se tij.

Transferimi i 17-vjecarit duket nje mision i veshtire, por jo i pamundur. Per momentin, komenti i Marrota ishte se aktualisht skuadra e ka nje portier, pasi Giggi te largohet, drejtuesit e klubit do te bejne cmos qe pasardhesi i tij te jete i nje niveli te larte.

Janari, muaj i cili perkon dhe me merkaton dimerore, pritet te jete produktiv per “Zonjen e Vjeter”. Axel Witsel, mesfushori i Zenit Saint Petersburg ne nje interviste te dhene eshte shprehur hapur se do t’i bashkohet Juventusit shume shpejt.

Ne janar drejtuesit e skuadres do te bejne maksimumin qe belgu t’i bashkohet ekipit. Ne raste se transferimi deshton, atehere ne vere, 27-vjecari do te vishet bardhezi.