Masat e sigurise ne vend, Nishani vlereson perpjekjet gjate Keshillit te Sigurise

Ne nje godine te vendosur nen masa te rrepta sigurie, ne oren 19 te mbremjes zyrtaret me te larte te shtetit qe jane pjese e Keshillit te Sigurise Kombetare ngjiten shkallet e Presidences, per nje takim te kerkuar nga presidenti Bujar Nishani mbi masat kunder terrorizmit.

I thirrur pas klimes alarmante te perhapur ne Evrope pas sulmeve terroriste te nje jave me pare ne France, edhe raportimi i anetareve te Keshillit te Sigurise u krye per sigurine ne vend dhe masat e ndermarra nga institucionet, si dhe per te diskutuar se ne çfare niveli duhet klasifikuar rreziku per ndonje sulm terrorist te mundshem ne vendin tone.

Ne takim, perveç kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, ishin edhe ministri i Brendshem, kreu i sherbimit sekret e po ashtu ministri i Jashtem, ai i Financave, ai i Energjitikes, i Transporteve dhe ai i Drejtesise, nen varesi te te cilit jane edhe burgjet ne vend.

Nuk kane munguar edhe zyrtare qe jane te lidhur direkt me masat e sigurise dhe perpilimin e tyre, si drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Haki Çako. Permes nje njoftimi te shperndare ne oret e vona te mbremjes, zyra e shtypit prane Presidences hodhi drite mbi kete takim.

Ne njoftim thuhet se, kreu i shtetit, njekohesisht komandant i pergjithshem i Forcave te Armatosura, pasi vuri ne dukje dimensionin politik e ideologjik te kesaj lufte te re, theksoi se, “ne kete situate kercenuese edhe Shqiperia, si anetare e NATO-s, si vend kandidat per ne BE dhe si aleate ne koalicionin nderkombetar kunder terrorizmit ka detyrimet e pergjegjesite e veta”.

“Presidenti vleresoi masat e marra si dhe angazhimet shume serioze te agjencive ligjzbatuese per te bashkerenduar vepriemt konkrete edhe me partneret ne luften kunder terrorizmit nderkombetar”, thote njoftimi.

Kreu i Shtetit, vijon dokumenti zyrtar, vuri ne dukje se ne vijim te konkluzioneve te Keshillit Evropian per luften kunder terrorizmit, “Shqiperia eshte plotesisht e angazhuar per kontrollin e kufijve ne rast te ndryshimit te korridorit te fluksit te emigranteve dhe per parandalimin e trafikimit te armeve, edhe ne kuader te platformave rajonale per kete qellim”.

Presidenti ka nenvizuar githashtu se, “ne kete lloj situate, institucionet duhet te leshojne mesazhe garancie e stabiliteti per te siguruar qytetaret se nuk ka vend per panik, se jane marre masat e nevojshme parandaluese dhe se jane ngritur e jane plotesisht operacionale mekanizmat e reagimit dhe te perballjes me rrezikun e sulmeve te mundshme”.

Nderkohe, jozyrtarisht mesohet se raportimet kryesore per planin e masave i kane bere ministri i Brendshem dhe kreu i Sherbimit Informativ Shteteror.

/Top-Channel/