Mashtrimi i madh farmaceutik 500 milione $ ne SHBA…!

Departamenti amerikan i Drejtesise po heton mashtrimin e madh te 500 milione dollareve ne lidhje me shitjen e kremit i cili gjoja duhet te zbuse dhimbjen, e qe ne fakt ka pak ose aspak vlera mjekesore, raporton Wall Street Journal.

Demi me i madh eshte bere ne programin e sigurimit shendetesor per veteranet, ndersa shitja e kremit eshte rritur fal fushates se forte te marketingut.

Kremi Rx Pro, i reklamuar nga Brett Favre – ish ylli i NFL-se (Liges Nacionale te Ragbit) – ka terhequr veçanerisht vemendjen e te moshuarve dhe te atleteve, transmeton Telegrafi.

Duke cituar burime te aferta me hetimin, Wall Street Journal shkruan se farmacistet kane shitur shtrenjte kete krem ose e kane dhene pa recete te kontrolluar.

Pikerisht, programi i sigurimit shendetesor per veteranet i ben ata viktimat me te medha te mashtrimit. Kremi eshte shitur permes telefonit ose internetit si ndihme per atletet e lenduar, me çka gjoja ua lehteson dhimbjet dhe ndihmon ne sherimin e shpejte.

/Gazeta Ekonomia/