Mateo Kovacic ne shitje. Milan vihet ne levizje per kroatin

Lidhur me artikullin:

E ardhmja e Mateo Kovacic mund te jete perseri ne Milano. Lojtari, ne fakt, mund te kthehet ne Itali 12 muaj pas largimit te tij. Por kete here nuk behet fjale per Inter-in, por per Milan-in. Kuqezinjte kane bere nje sondazh per mesfushorin kroat para transferimit te tij te Real Madrid per 35 milione euro (plus bonuse). Eksperienca me “Los Blancos” nuk ka shkuar shume mire, me lojtarin qe ka perfunduar me shpesh ne stol sesa ne fushen e lojes. Kjo situate ka demoralizuar lojtarin, i cili mund te perfundoje jashte planeve te trajnerit Zidane ne rast se merret nje tjeter mesfushor.

Milan po e ndjek me vemendje zhvillimin e kesaj situate dhe eshte gati te vihet ne levizje ne momentin e duhur. Por per fantazistin interesohet edhe Tottenham, te cilet mund te ndihmohen edhe nga Luka Modric, qe i ka folur vazhdimisht Kovacic-it per klubin anglez. Kuqezinjte mund te shfrytezojne deshiren e lojtarit per te marre nje revansh, duke pare se eksperienca e tij me Inter-in nuk ka qene shume pozitive, me lojtarin qe ka fajesuar trajnerin Mancini. Real Madrid e ka fiksuar çmimin e tij ne 28 milione euro.