Matilda: “Juliana xheloze per Arditin", batuta therese

Tashme dritat ne dhomen e gjumit jane fikur. Juliana, Arditi, Nevila dhe Lori bejne shaka mes tyre ne dhomen e gjumit te katit te dyte.

Ndersa ne dhomen poshte, Matilda dhe Jona flasin per Julianen dhe Arditin. Matilda i tregon Jones, se kur ka qene duke biseduar me Arditin ne oborr, Juliana eshte bere xheloze. Ajo i tregon se Arditi i ka thene se do te sulmoje te gjithe, duke i permendur se nuk i ka pelqyer menyra si jane sulur Katerines. Ne nje moment Matilda kerkon heshtje, pasi do te degjoje se çfare bisedojne banoret ne dhomen lart. Matilda dhe Jona komentojne faktin se grupi lart tregojne te gjitha bisedat qe ndodhin mes tyre. Matilda eshte kurioze per menyren sesi ia ka thene Nevila disa biseda Julianes, se e ka pyetur Nevilen dhe ajo nuk i eshte pergjigjur.

Me pas Juliana ne dhomen lart ben shaka me banoret. Ajo pershendet Katerinen dhe e imiton. Visari nxit Jonen dhe Matilden te qeshin kot. Ai imiton Julianen, ndersa Matilda e meson. Jona i thote Julianes se i kane bere shume mire punet e shtepise. Kaq ka mjaftuar qe mes grupe te krijohet nje situate hedhje-pritje batutash me ironi. Juliana i thote Jones te kete kujdes se mos thote ndonje fjale pa dashje. “E di une si e do ti, por nuk kam nerva tani. Ti e do te vije atje siper dhe te hyje vençe”, thote Jona me ze te ulet dhe me pas qeshin, bashke me Visarin dhe Matilden. Ndersa me ze te larte thote: “Kush do te degjoje, le te vije poshte”. Ata vazhdojne te flasin me ironi per vajzat, pasi Jona thote se Juliana dhe Lori jane njesoj, si 20-vjeçare qe jane.

Matilda thote se nuk e dinte se kishte kaq durim. Ajo rrefen se ka qene shume nevrike dhe ka thyer shume telefona. Matilda thote se kur nevrikosej nuk dinte se çfare bente,kur zihej me Fatjonin. Ndersa tani qe jetojne bashke, situata eshte qetesuar.

(Top Channel)