Matuidi dhe Sissoko: “Kujdes nga Shqiperia. Na kane hapur probleme ne 2 perballjet e fundit”

Blaise Matuidi dhe Moussa Sissoko nxehin ndeshjen France-Shqiperi qe do te zhvillohet kete te Merkure ne Velodrome te Marseille-s. Dy mesfushoret e perfaqesues franceze u shfaqen ne konferencen e rradhes per shtyp nga qendra stervitore e Bluve, me Matuidin e Sissokon qe e cilesuan sfiden e rradhes te grupit A ndaj Shqiperise si vendimtare, por mbi te gjitha shume delikate per Francen. Futbollisti i Paris Saint Germain, 29-vjecari Matuidi ne fjalen e tij kujtoi edhe dy sfidat miqesore qe gjelat kane zhvilluar ndaj kombetares kuqezi, teksa shtoi se Shqiperia eshte nje skuader qe duhet marre seriozisht ne konisderate.

”Ne jemi Franca dhe gjithmone luftojme per vendin e pare ne grup. Por eshte gjithashtu e vertete qe duhet ti marrim ndeshjet nje nga e nje dhe per momentin vemendja jone eshte vetem te Shqiperia. Ata na kane hapur shume probleme ne dy sfidat miqesore qe kemi zhvilluar ndaj tyre. Duhet te tregohemi te vemendshem sepse shqiptaret jane shume te rrezikshem sidomos kur behet fjale per goditjet standarte. Per ne mbi te gjitha eshte ndeshja ndaj Shqiperise, pastaj do te mendojme per Zvicren. Per tu renditur te paret ne grup duhet te fitojme te Merkuren ne Marseille”.

Nderkohe mesfushori i Newcastle United, Moussa Sissoko u shpreh se Franca ka mesuar nga gabimet e se kaluares ne ndeshjet ndaj Shqiperise dhe kete here do te perpiqet, te mos kete te njejtin fat kur te perballet me kuqezinjte e Gianni De Biasit.