Mavraj: “Te Koln ndihem mire. Shpresoj te rinovoj kontraten”

Lidhur me artikullin:

Mergim Mavraj eshte gati per sezonin e ri futbollistik. Mbrojtesi i Koln ne Bundeslige, ne nje interviste te gjate per prestigjiozen Bild, thekson se ndihet ne forme perfekte pas mbingarkeses fizike qe mori gjate Euro 2016 me Shqiperine. Dy jave pushim absolut i kane mjaftuar per te rifituar energjite pas nje turneu shume intensiv gjate te cilit e pranon se kishte humbur 2.5 kg, edhe per faktin qe kishte agjeruar, pasi Euro 2016 koincidonte me muajin e Ramazanit.

30-vjecari e pranon se sezoni i kaluar ka qene i veshtire per te. Fillimisht rikuperimi i gjate nga demtimi i rende qe pesoi ne gju, me pas humbja e babait, por gjithcka u shperblye nga Zoti me vendin e titullarit te Kolni dhe kualifikimin e Shqiperise ne Euro 2016.

Duke komentuar pervojen historike te kuqezinjve ne Europian, Mavraj theksoi se ky turne e ka bere me te perulur. Ai ndihet i lumtur qe u ka dhuruar kenaqesi te gjithe shqiptareve pavaresisht problemeve te tyre social-ekonomike. Per Mavrajn objektivi i radhes me kuqezinjte eshte kualifikimi ne Boterorin 2018 qe do te zhvillohet ne Rusi.

Mbrojtesi shqiptar e pranon se pozitat e tij te Kolni jane edhe me te forte pas pjesemarrjes me Shqiperine ne Europian. Sigurisht qe paraqitja e mire me kombetaren, sipas Mavrajt nuk ia siguron vendin e titullarit.

Kontrata aktuale e mbrojtesit me Kolnin skadon ne vere te 2017-es, por deshira e tij eshte te qendroje me gjate te ky klub, te cilin e falenderon per besimin dhe mundesine qe i ka dhene.