Mbi levizjen e re politike te Gjergji Bojaxhi

Nga Mentor Kikia
Ashtu siç kishte paralajmeruar, Gjergji, levizjen “Ne Tirana”, qe u fut ne gare per bashkine e Tiranes, po e shnderron ne nje levizje, apo parti politike. Pikepamja ime per kete nisme eshte se PO, vendi ka nevoje per nje alternative te trete. Dhe Gjergji mendoj se mund ta drejtoje ate. Se çfare do te prodhoje, duhet t’ia leme kohes.

Nuk po ndalem ketu tek Gjergji, por tek ne, votuesit dhe llomotitesit e rrjeteve sociale. Lajmi apo thirrja qe Gjergji poblikoi permes mediave sociale, u publikua kudo dhe padyshim qe shume njerez dhane opinionet e tyre. Ne fakt une e di qe shume prej atyre komentuesve, jane ose rrogetare te vegjej partiake, dhe kete pune e bejne per cdo lajm qe lidhet me politiken, ose jane njerez qe nuk lexojne faree cfare shkruhet, por grinden mes tyre per “mustaqet e celos” derisa shahen me “liber shpie”.

Megjithate une i lexova disa prej mendimeve te njerzve dhe doja ti pergjiesha pak atyre qe thone: Po po, duhet nje levizje apo nje parti e trete, po pse Gjergji? U be ky? Kush e ka futur kete? Kush e ka paguar per te percare te djathten?

Po mire o bashkekombas, si duhet te jete ai qe do te marre persiper te udheheqe nje gje te re? Te jete i pasur do thoni: Po ky eshte hajdut, e do te vjedhe me shume. Te jete i varfer, do te thoni: U be ky bythegrisur. Te jete i bardhe, thoni pse i bardhe. Te jete i zi, thoni: Pse i zi? Po si duhet te jete pra? Cdo dite ankoheni se vjen njeri e na vjedh me shume se ai qe iku, dhe kur dikush merr guximin te nise nje pune tmerresisht te veshtire ne kete mjedis te kontaminuar mbi dhe nentoke, serish themi: Po jo mo jo, duhet nje i ri, por jo ky.

Ne fakt faji nuk eshte as i atyre qe na kane vjedhur e na vjedhin, por i yni, i shoqerise, qe mendjen e ka vetem tek prapaskenat, intriga, konspiracioni, interesi, hileja e tere te keqijat bashke. Dhe pastaj, kur vjen dita e votimeve, edhe pse shajne e bertasin tere diten, serish shkojne e votojne duke thene: Hajt t’ia japim dhe kesaj radhe.
Une nuk besoj se Gjergji do te beje mrekulline, por mendoj se ai qe i hyn kesaj pune meriton nje “puna e mbare”.