Mblidhet Juria e Albanian ICT Awards IV per vleresimin e aplikanteve

Eshte hapur zyrtarisht faza e dyte e gares mbarekombetare Albanian ICT Awards, njeherazi edhe nje nga momentet me vendimtare, ku zuri vend takimi i pare i jurise date 2 Prill ora 12:00 ne Tirane prane Hotel Xheko “Carlsberg.”

Tirane, Data 2 Prill, bashkoi anetaret e jurise se Albanian ICT Awards ne diskutimet e detajuara tradicionale koke me koke ku perveç vendimeve te marra me dakordesine e plote te pjesemarresve i parapriu firmosja e Deklarates se Konfidencialitetit, nje proçes i cili realizohet qe ne takimin te pare fale rendesise se veçante qe bart veçanerisht ne vleresimin i projekteve.

Pjesa e pare e dikutimeve ishte e gjitha dedikuar jurise ne percaktimin e roleve drejtuese dhe formave te vleresimit te projekteve kandidate ne Albanian ICT Awards.

Me unanimitet te plote nga anetaret, ne krye te jurise u caktua zj. Anni Dasho ndersa roli i nen kryetarit iu dha Ilir Capunit, profesorit te nderuar nga Ulqini ku qe te dy te vetedijshem per pergjegjesite dhe rendesite e ketyre roleve shprehen vullnetin, deshiren dhe kenaqesine e tyre.

Anni Dasho aktualisht sherben ne detyren e Drejtores Ekzekutive te Qendres UET IT Solutions ndersa Ilir Capuni eshte ligjerues ne Departamentin e Inxhinierise Kompjuterike eshte edhe lider dhe trajnues i ekipit olimpik shqiptar te informatikes.

Sigurisht qe vleresimi i projekteve kandidate per shtate çmimet e gares – ICT Inovacioni i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli ne Ngritje, ICT Sherbimi Publik i Vitit dhe Femra ne Tik – eshte edhe nje nga sfidat kryesore jo vetem per aplikantet por edhe per vete jurine dhe menyren e vleresimit. Karakterizuar nga nje nivel i larte pergjegjshmerie nxitur fort nga rendesia e proçesit te vleresimit, mbledhja pati nje dikutim te gjate dhe konstruktiv lidhur me pikezimin e projekteve te kandidateve.

Me dorezimin e listes se projekteve te mberritura me nje numer prej me shume se 100 aplikantesh, ky vit afirmon me tej aspiratat e Albanian ICT Awards, ate te identifikimit dhe promovimit te figurave me nje kontribut te shquar ne sektorin e teknologjise se informacionit ne mbare trevat shqiptare.

Keshtu mbledhja e se Shtunes hapet dyert per jurine e cila do te kete ne dispozicion nje afat disa ditor per vleresimin e secilit prej aplikanteve dhe projekteve te tyre. Ne varesi te pikeve qe merr secili projekt, nje liste me e ngjeshur kandidatesh do te kete mundesine e ballafaqimit dhe sfiden e prezantimit te aplikimeve perballe nje jurie me objektivitet te larte.

Pas dy javesh, te shtunen e dates 16 Prill, juria e Albanian ICT Awards do te mireprese kandidatet dhe projektet tyre. ICTSmedia ne cilesine e organizatorit te konkursit me mbeshtetjen mbeshtetjen tradicionale te partnerit strategjik Fondacionit “Dritan Hoxha”, Raiffeisen Bank Albania dhe kompanise se zhvillimit inxhinierik, Albsoft si dhe te gjithe sponsoreve, bashkepunetoreve, partnereve mediatik deshiron t’i uroje jurise nje pune sa me te sakte e objektive dhe aplikanteve nje paraqitje sa me te denje.

/ICTSmedia