“Me fal bir, qe zgjodha te te rris ne kete vend!”, nga Armando Meta

*Nga Armando Meta

Çdo dite qe zgjohemi, ndjejme trishtim te thelle pse vendosem te ndajme fatin e jetes ne kete vend. Shpresonim se gjerat nje dite do te mund te fillonin te permiresoheshin dhe se ky vend do mund te behej nomal. Ne fakt lendimi me i madh nuk eshte pse ne zgjodhem te qendrojme. Brenga me e madhe eshte pse vendosem te rrisim femijet ne nje vend si ky i yni, qe nuk eshte me i yni. Ai eshte tashme prona e nje tufe kopukesh, monstrash, injorantesh, te fortesh, maskarenjsh, hajdutesh te pacipe, peng i disa bandave politike. Realisht te vjen turp qe si i zene ne kurth, je i detyruar te vijosh jeten ne kete vend ku e gjithe struktura e shoqerise dhe ajo njerezore eshte shperfytyruar ne permasa te frikshme. Ndaj biri im dua te te kerkoj falje qe zgjodha te te rris ne kete vend!

Kjo eshte mizerja e perditshmerise sone, qe shpesh perpiqemi ta shperfillim, te sillemi si indiferent, te kthejme koken menjane, apo thjeshte te mos e mendojme duke u justifikuar se “boll jam i stresuar”. Por mjaftojne lotet e nje femije qe dhunohet barbarisht, pikerisht nga ato qe paguhen per t’u kujdesur per ta, per te pare si ne pasqyre se ne çfare llumi notojme. Pamjet dhunes shtazarake te pronares se kopshtit privat “DIREN”, Anjeza Shabani (Anja), ndaj nje femije vetem 3 vjeç, te ngjethin mishin. Dora tij e brishte qe ngrihet ne nje perpjekje deshperuese per t’u mbrojtur nga dora e dhunshme e Anjes, nuk mund te te mos perlot. Klithmat e atij femije te njome, lotet qe i rrokullisen neper faqe, fytyra e tmerruar dhe perpjekja per t’u fshehur deshperimisht qofte edhe pas perpareses se edukatores tjeter, te ngjethin mishte. Kulmi arrin qe pasi e ka dhunuar i ben edhe fotgrafi per ta nxjerre ne FB.

Nuk arrine dot ta besosh sesi mund t’ia beje kete nje njeri, nje qenie tjeter njerezore. Aq me shume nje femije qe eshte krejtesisht i pambrojtur. Por kur mendon pak me thelle kupton se “Anja” nuk eshte nje rast i izoluar. Ajo eshte produkt i nje sistemi te tere qe ka shkaterruar çdo qelize humaniteti. Produkt i nje sistemi qe licenson per kopshte dhe çerdhe çdo garazhd apo vile, pavaresisht origjines se parave dhe kushteve higjeno- sanitare dhe pedagogjike. Produkt i nje sistemi qe pasi merr parate nen dore per keto palo-çerdhe apo kopshte, nuk merr me mundimin per t’i kontrolluar. Produkt i nje sistemi ku fatkeqesia e te tjereve kthehet ne biznes per drejtesine. Produkt i nje sistemi ku institucionet shteterore ia kane mbathur ne drejtim te paditur. Produkt i nje sistemi ku ata qe e kane ndertuar nje sistem te tille jane te paret qe “bertasin” kunder sistemit. Produkt i nje sistemi qe nuk ka me asnje ndjeshmeri njerezore, qe askujt nuk i dridhen “leqet e kembeve” per fatkeqesite qe u shkakton te tjereve. Ai femije na tregon sesi nuk funksionon asnje institucion ne kete vend dhe se jeta jone dhe e femijeve tane eshte ne meshire te fatit. Kurre, ne te gjithe historine e ekzistences se vet, ky vend nuk ka qene kaq i pafytyre, duke u kthyer çdo dite e me shume ne nje vend te pabanueshem. Ai femije eshte vetem ana e dukshme e mijera dramave te tjera, te cilat mbyten ne heshtje mes gelltima lotesh. Ai femije na ben te na vije turp pse zgjodhem kete vend te rrisim femijet tane. Ndaj me fal bir, qe zgjodha te te rris ne kete vend! Ky nuk eshte me vendi yne. E kemi humbur tashme perfundimisht. Eshte vendi i “Anja”-ve.

/Java News