Media Angleze: “Shqiperia duhet te qendroje ne EURO 2016”

Emocione ne fushe dhe ne tribuna. Megjithe dy humbjet ne ndeshjet e para te grupit, Shqiperia nuk do te kaloje pa lene gjurme ne Kampionatin Europian. Te gjitha mediat boterore jane te dashuruara me Kombetaren, me lojtaret qe japin gjithçka ne fushe per fanellen dhe me tifozet qe kane dhuruar spektakel ne ndeshjen ne Lens dhe Marseje.

Me e fundit qe i shtohet listes se admiruesve te Shqiperise eshte The Sun. “COME ON AL-BABE-IA” titulli i perdorur nga tabloidi britanik, qe njihet per lojen e fjaleve, duke iu referuar ne kete rast tifozeve bukuroshe te kuqezinjve.”Shqiperia eshte ne prag te eliminimit nga Euro 2016, por ne deshirojme qe ata te qendrojne”, shkruhej ne hyrje te artikullit te The Sun.

Tabloidi citonte se pjesemarrja e Kombetares se drejtuar nga Gianni de Biasi ne evenimentin ne France, ne vetvete perben nje “mrekulli te vogel”, me kuqezinjte qe permbysen te gjitha parashikimet duke u kualifikuar direkt ne Kampionatin Europian. The Sun nenvijezonte se mbeshtetja e jashtezakonshme e tifozeve te Shqiperise ishte nje spektakel me vete, mbi te gjitha ne ndeshjen e luajtur ne Marseje me Francen.

E kur verdikte te tilla vijne nga anglezet, qe njihen per pasionin dhe spektaklin qe dhurojne ne tribuna, e kupton qe pavaresisht rezultateve ne fushe dhe si do te mbyllet sfida e fundit ne grup me Rumanine, Shqiperia e ka fituar Europianin e saj.