Mediat boterore “ngrene ne qiell” Gjermanine

“Kampione bote”. Kaq i mjafton gazetes me te madhe gjermane “Bild” per te celebruar suksesin e katert boteror pas fitores 1-0 ne “Maracana” kunder Argjentines. E perditshmja gjermane e ilustron faqen e pare me nje foto te heroit Mario Gotze, i cili shenoi golin qe e katapulton drejt e ne librat e historise se futbollit. “Bild” shkruan gjithashtu se Gjermania arriti ta fitonte betejen me te rendesishme, duke qendisur ne fanelle yllin e katert qe mungonte qe prej 24 vjetesh. Nderkohe, gazeta me e madhe sportive ne Argjentine “Ole” nuk ka asnje kritike per nenkampionet, madje I mbeshtet djemte e Sabellas me titullin “Zemer kampionet”, duke nxjerre ne plan te pare paraqitjen e kombetares Albiceleste ne finale. “Ole” shton gjithashtu se trishtimi nuk duhet ta erresoje ate qe kjo kombetare tregoi gjate ketij Boterori sepse lojtaret luftuan ne “Maracana” per 120 minuta si te barabarte. Me nota me te trishtuara hapet “Clarin” qe shkruan: “endrra perfundoi me nje gol ne kohen shtese, Gjermania kampione”.

E perditshmja argjentinase “Uno” vendos theksin te fakti se Argjentina rezistoi deri ne fund te ndeshjes, pavaresisht disfates. Per madrilenen “AS”, “Gjermania zbuloi Ameriken” pasi per here te pare nje skuader europiane arrin te fitoje ne kontinentin pertej Atlantikut. Ne brendesi, gazeta analizon ndeshjen duke vene ne dukje rastet e pashfrytezuara te Higuain, Messit dhe Palacios. “La Gazzetta Dello Sport” luan me nje loje fjalesh pasi hapet me titullin “Mondialfest” dhe me tej ve theksin ne faktin se Gjermania eshte kampione bote per te katerten here. E perditshmja me qender ne Milano vlereson gjithashtu edhe arbitrimin e italianit Rizzoli, duke theksuar se xhaketa e zeze e drejtoi ndeshjen ne menyre perfekte. “L’Equipe” e cileson “Monumentale” fitoren e Gjermanise pas nje turneu spektakolar te zhvilluar nga djemte e Joachim Low ne Brazil 2014.