Mediat franceze. “Lorik Cana do te lere futbollin pas Euro 2016”

Lidhur me artikullin:

Ndonese ende nen kontrate me FC Nantes deri ne vitin 2017, kapiteni i Kombetares Kuqezi mund te mbylle perfundimisht karrieren e tij, shume me pare se sa parashikohej. Sipas informacionit ne mediat franceze, 32-vjeçari nga Shqiperia enderron te dale ne pension ne perfundim te Kampionatit Europian “France 2016”, qe do te zhvillohet ne muajin qershor ne France.

Futbollisti i Kombetares se Shqiperise, seriozisht do te deshiroje qe te perfundoje karrieren e tij ne perendimin e Kampionatit Europian. I bashkuar me skuadren e kanarinave ne veren e vitit te kaluar, ndonese ka ende edhe nje vit kontrate me Nantes, futbollisti i drejtuar nga trajneri Michel Der Zakarian, sipas te gjitha gjasave do ta mbylle karrieren e tij, bashke me endrren e realizuar te Shqiperise, per tu kualifikuar per te paren here ne nje Kampionat Europian. Nese do te jene te shumte ata qe do te merziten per lamtumiren e Canes, njeri do te gezoje verete shume ate dite. Behet fjale pikerisht per te riun Koffi Djidji, i cili kerkon me shume minuta ne dispozicion te Nantes, por me Lorik Canen ne fushe, eshte e pamundur.