Mediat serbe: Aktakuze e mundshme kunder Haradinajt

Gazetat serbe vazhdojne edhe sot me spekulime rreth permbajtjes se raportit te Prokurorit Special Clint Williamson.
Gazetat “Danas” dhe “Kurir” citojne burime diplomatike ne Bruksel qe kane pohuar se eshte e mundur ngritja e aktakuzave per krime lufte kunder komandanteve te zonave operative te UÇK-se ne baze te deshmive qe do te botohen ne raportin e Prokurorit kryesor te Ekipit Special per hetimin e tregtise me organe njerezore ne Kosove me 1999.

Sipas gazetes “Danas”, me i dalluari nga ata qe mund te akuzohen eshte Ramush Haradinaj qe ka udhehequr ne zonen e Dukagjinit, me baze ne fshatin Jabllanice.

Tribunali i Hages vite me pare e ka liruar Haradinajn, ish-kryeministrin e Kosoves, nga aktakuza per krime lufte kunder civileve me 1998. Komandante te zonave tjera ishin Rrustem Mustafa-Remi, Rrahman Rama, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Ekrem Rexha dhe Ahmet Isufi.

“Danas” perkujton se informatat nga Brukseli thone se jane gjetur deshmi per krime lufte te kryera ne zonat e liqenit Radoniq, Kleçke, Zoçishte dhe Bellaqevc.

Por, gjithnje sipas medias serbe, nuk jane gjetur deshmi te mjaftueshme per tregti me organe ne Kosove, krim te organizuar dhe per pergjegjesine komanduese te shtabit qendror te UÇK-se. Ky fakt sipas gazetes serbe nenkupton se lideri politik i UÇK-se, Hashim Thaçi, nuk do te jete i perfshire ne aktakuza.

Joao Sousa, zedhenesi i Kryeprokurorit Clint Williamson pohon se nuk do te bien ne ndikim te presioneve politike dhe se keto qe paraqiten ne mediat e Kosoves dhe Serbise jane spekulime.

Ne nje deklarate dhene “Danas”, Sousa ka shtuar se do te flase me gjeresisht per raportin e Kryeprokurorit pas botimit te tij dhe se deri atehere nuk do te komentoje spekulimet.

Zedhenesi i ekipit special te EULEX, Sousa, gjithashtu ka deklaruar se kane pasur bashkepunim shume te mire me Prokurorine e Serbise dhe me institucionet pergjegjese ne Kosove, si dhe u jane falenderuar te gjitheve per bashkepunimin e shkelqyeshem.

Gazeta Express