Meha nuk pranon rinovimin me Paderborn. Zyrtarisht ne merkato

Lidhur me artikullin:

Alban Meha mund te ndryshoje skuader gjate merkartos se janarit. Mesfushorit te Kombetares Shqiptare, aktualisht pjese e Paderborn ne Bundeslige, i skadon kontrata me klubit gjerman ne fund te sezonit, dhe ne mungese te rinovimit, pritet te transferohet ne nje tjeter skuader te Bundesliga. Pederborn nuk ka ndermend t’ia plotesoje kushtet ne kontrate 28-vjeçarit, ndaj e sheh si opsionin me te mire te mundshem shitjen e futbollistit, duke i vene nje çmim prej 1 milione eurosh kartonit te tij. Meha, i cili ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shenuar dy gola ne kete sezon te Bundesliga, ka vuajtur nga demtimet qe kane kushtezur edhe minutazhin e tij ne fushen e blerte, por tashme qe ndihet ne forme maksimale kerkon nga drejtuesit e Paderborn-it aktivizimin e rregullt ne menyre qe te rinovoje kontraten, ku kerkon edhe nje klauzole largimi ne rast se Paderborn-i bie nga kategoria.

Kushtet e vena nga Meha e kane detyruar skuadren e sapongjitur ne Bundeslige ta nxjerre ne merkato futbollistin, per te mos e humbur ne vere me parameter zero. Alban Meha eshte pjese e Paderborn qe nga viti 2011, duke shenuar ne total 25 gola ne Bundesligen e pare dhe te dyte. Me perfaqesuesen shqiptare ka shenuar 2 gola ne 6 ndeshje qe nga viti 2012.