Memushaj: “Manaj eshte rikthyer ne stervitje. Ne Palermo do jene shume shqiptare”

Lidhur me artikullin:

Normalizohet situata e Rey Manaj te Pescara. Sulmuesi shqiptar, pas pezullimit per sfiden me Romen per arsye disiplinore, ka nisur normalisht stervitjen me skuadren e pare nen urdhrat e trajnerit Massimo Oddo. Konfirmimi vjen nga kapiteni i Pescares Ledian Memushaj, i cili sqaron se gjithcka ka ndodhur i perket se shkuares dhe se 19-vjecari po pergatitet per ndeshjen e radhes.

“Situata eshte normalizuar qe sot dhe gjithcka eshte si me pare. Manaj eshte i ri ka gabuar mund te gaboje serish. Edhe une kur kam qene ne moshen e tij ka patur raste qe kam gabuar. Trajneri Massimo Oddo nuk i mban meri, keshtu qe pezullimi ka qene vetem per ndeshjen me Romen. Une e kam si nje vella te vogel dhe gjithmone i jam keshilla.”

Ndaj verdhekuqve 29-vjecari shenoi golin e pare ne Serine A, finalizim qe fatkeqesisht nuk ishte mjaftueshem per t’i dhene pike Pescares. Memushaj ndihet i keqardhur qe goli i tij nuk mori vleren qe meritonte.

“Ishte goli i pare ne Serine A dhe sigurisht qe jam i gezuar, por me vjen keq qe goli im nuk u shoqerua me rezultatet pozitiv. E kisha humbur me pare nje 11-metersh ndja Lazios pikerisht ne porten ku i shenova Romes”.

Pescara e nisi mire sezonin, por humbjet radhazi e kane komplikuar seriozisht situaten e saj ne zonen e ftohte te renditjes. Gjithsesi futbollisti i kombetares shqiptare beson se ekipi i tij do te arrije te mbijetoje.

“E kam te veshtire ta shpjegoj se cfare po ndodh. Ndoshta edhe mungesat qe kemi patur per arsye demtimi mund te kene ndikuar. Megjithate edhe skuadrat e tjera qe renditen me lart se ne nuk jane te distancuara, keshtu qe kemi mundesi dhe besoj se do te arrijme te qendrojme ne Serine A.”

Vendinimin e Federates Italiane te Futbollit per zhvillimin e ndeshjes se Marsit mes Italise dhe Shqiperise ne Palermo te Sicilise, Memushaj e mendon te qellimshem, qe te kete sa me pak shqiptare ne stadium.

“Po ta mendosh ai stadium eshte i vemti ku shqiptaret e kane me te veshtire te jene te pranishem. Megjithate une mendoj se mbeshtetja e tifozeve tane nuk do te mungoje as ne Palermo.”