Mercedes-Benz lançon “GLE-Class” e shumepritur

Marka me e mire luksoze me shitje rekord ne Indi per plot nente muaj me radhe deri ne shtator, Mercedes-Benz hodhi ne treg te shumeprituren “GLE SUV” per te mare kryesimin ndaj Audi Q5 dhe per t’i dhene kompanise avantazhe ndaj rivalit BMW me X5.

I sapozgjedhuri ne postin e Drejtorit te Manaxherit dhe CEO-s per rajonin e Indise, Roland Folger, tha per Business Today In diten e premte:”GLE-Class i ri eshte pergjigjia ndaj aspiratave tona me te larta per SUV-in ne treg. Si pasardhesi i ML-Class, pritshmeria jone eshte qe te arrije majen e shitjeve te SUV te makinave te madhesise se mesme ne tregun indian.”

Ka shume gjasa qe kjo pritshmeri te realizohet dhe te shenoje shitje me te larta per Mercedes-Benz ne shifra globale. Vetem per periudhen Janar-Shtator ka bere shitje rekord prej 10,079 automjetesh, perkundrejt 10,201 te tillave te shitura gjate te gjithe 2014-es. Deri tani, rivalet lokale BMW dhe JLR nuk i kane bere akoma publike te dhenat e tyre.

Tregu indian po spostohet drejt blerjes se SUV dhe Mercedes –Benz nuk i ka korrur ende benefitet e saj. Portofoli i SUV qe perfshin GLA, ML-Class dhe GL-Class u rrit fuqishem me 70 % vetem per periudhen Janar-Shtator.

Gjithashtu, per tre muaj me radhe deri ne shtator , Mercedes-Benz ishte marka me e mire ne bote e makinave luksoze te shitura, duke ia kaluar BMW-se dhe Audi-t me kerkesen tejet te larte per makinat e portofolit SUV.

Mercedes-Benz po kerkon te rifitoje lidershipin global ne sektorin e makinave luksoze . Sidomos ne Kine ku shifrat tregojne se po ia del me se miri dhe shitjet kane pesuar nje rritje me 31 % deri kete shtator.

 

/BusinessMag.al/