Mercedes i papermbajtshem. Rosberg ne pole, Hamilton i dyti

Mercedes dominon edhe ne Çmimin e Madh te Hungarise. Ne kaosin e krijuar ne pisten e Hungaroring, Nico Rosberg regjistroi kohen me te shpejt ne provat zyrtare, duke i rrembyer shokut te skuadres Lewis Hamilton “pole postion” ne çastet e fundit. Xhirot kualifikuese nisen me 20 minuta vonese per shkak te rreshjeve qe permbyten pisten. Nje tentative qe deshtoi, pasi intensiteti i shiut i detyroi komisaret e pistes te shfaqnin flamurin e kuq. Pasi pilotet dolen nga bokset, kualifikueset u nderprene serish pas aksidentit te Ericsson ne muret rrethuese te pistes. Nje tjeter aksident i Felipe Mases nderpreu provat.

Te gjithe emrat e medhenj dolen te pademtuar nga sesioni i pare kualifikues, me Kimi Raikkonen qe gaboi ne taktiken e zgjedhur duke deshtuar ne sesionin e dyte dhe do te niset vetem i 14-ti. “Pole position” u luftua deri ne çastet e fundit, me Nico Rosberg qe perfitoi nga episodi ku alonso humbi kontrollin e makines, duke bere qe Lewis Hamilton te mos e perfundonte xhiron e shpejt.

Ne garen e se dieles ne Hungari, nga vendi i trete do te niset Daniel Ricciardo me Red Bull, perpara shokut te skuadres Max Verstappen. Vetem i pesti Sebastian Vettel me Ferrari, perkrah te cilit do te jete Carlos Sainz Junior me makinen Toro Rosso. Ky i fundit ishte me i shpejt se Fernando Alonso e Jenson Button me McLaren, ndersa dhjete vendet e para ne vijen e nisjes plotesohen nga Nico Hulkenberg me Force India dhe Valtteri Bottas me Williams.