Mergim Mavraj eshte garancia e Koln. E thone statistikat

Mergim Mavraj mbetet nje nga pikat me te forta te Koln ne fazen mbrojtese dhe kete e konfirmojne pervecse rezultatet e kesaj skuadre, edhe statistikat individuale te lojtareve. Portali gjerman “Sportschau.de”, i specializuar ne perpunimin e shifrave, ka zbuluar se mbrojtesi shqiptar ka spikatur ne nderhyrjet e tij ne javen e 11-te te Bundesliges, Borussia e Monchengladbach – Koln 1-2.

Ne tabelen ku listohen futbollistet qe kane fituar me shume duele 30-vjecari renditet i pari me 91.7% te nderhyrjeve te sakta, ndjeshem i shkeputur nga ndjekesit me te afert. Kjo statistike sugjeron se futbollisti i kombetares shqiptare praktikisht ka qene perfekt ne nderhyrje.

I dyti vjen Bastian Oczipka i Eintrahtit te Frankfurtit me 85.7% te nderhyrjeve te sakta, ndersa me pas vjen Diekmeier i Hamburgut me 84.6%.

Plotesojne tabelen e gjashte me te mireve Kimisch i Bayern Munchen, Abraham i Eintracht Frankfurt dhe Vestergaard i Borussias se Monchengladbach.

Saktesia ne nderhyrje e Mavraj konfirmohet edhe nga statistikat qe ai ka me Koln ne kete sezon. eshte aktivizuar titullar ne te gjitha ndeshjet e Bundesliges dhe nuk eshte zevendesuar ne asnje rast. Edhe me interesant eshte fakti qe ne 11 takime te kampionatit eshte ndeshkuar vetem ne nje rast me karton te verdhe, pikerisht ne humbjen 1-0 me Eintrahtin e Frankfurtit. Praktikisht nje mbrojtes perfekt.