Merkato e nxehtë. Alisson drejt Real Madrid

“Ka një dakortësi totale mes Romës dhe Realit të Madridit për portierin Alisson”.

Kështu shkruan e përditshmja katalane “El Mundo Deportivo”. Sipas burimeve të saj, sezonin e ardhshëm portieri i përfaqësueses së Brazilit do të veshë fanellën “merengues”.

Oferta që e bëri Romën të dorëzohej ishte 75 milionë euro, plus bonuset. Florentino Perez fillimisht kishte ofruar 60 milionë, por më pas e ka rritur ofertën për ta mbyllur sa më parë marrëveshjen.

 

 

Mësohet se Alisson ka këmbëngulur për t’u transferuar te Reali, ndaj më parë kishte refuzuar të gjitha ofertat e ardhura nga klubet e tjera të mëdha në Europë, siç ishte ajo e Liverpoolit. Tashmë trajneri i sapozyrtarizuar i Realit duhet të vendosë nëse duhet ta lejojë largimin e Navas, apo do t’i mbajë të dy portierët. Alisson do të debutojë me Brazilin në Botëror të dielën kundër Zvicrës. Sapo të përfundojë turneu rus pritet të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Realin e Madridit për 6 sezonet e ardhshme.