Merkato e Real e bllokuar. Duhet te shese disa futbolliste

Lidhur me artikullin:

Merkatoja e kesaj vere nuk pritet te sjella shume fytyra te reja te Real Madridi te pakten deri ne momentin nga skuadra nuk do te largohen ata lojtare qe gjeten pak hapesira sezonin e kaluar. Ne ndryshim nga rivalet e Barcelones qe kane shtuar rradhet me 4 futbolliste, Umtiti, Digne, Andre Gomes dhe Denis Suarez, Los Blancos aktualisht kane afruar ne skuader vetem Alvaro Morata i cili eshte rikthyer ne shtepi pas aventures 2-vjecare ne Itali me Juventus. Edhe pse Zidane ka kerkuar te pakten 1 ose 2 perforcime te tjera mesazhi qe kane leshuar drejtuesit e Real ka qene i qarte:

Ne skuader nuk do te afrohet asnje futbollist tjeter ne rast se nga ekipi nuk largohen disa lojtare. James Rodriguez i cili ishte nje nga emrat me te perfolur per ti dhene lamtumiren klubit merengues gjate kesaj vere, pak dite me pare zbuloi se deshira e tij eshte te qendroje ne kryeqytetin spanjoll dhe te fitoje sa me shume trofe me Real. Ne pamundesi per te afruar ne ekip, lojtare te tille si Pogba apo Hazard trajneri i madrileneve Zidane ne nje prononcim te fundit ka theksuar se eshte shume i kenaqur me grupin e futbollisteve qe ka ne dispozicion per sezonin e ri. Duhet edhe me shume se nje muaj qe te mbyllet merkato por nese lojtare si Kovacic, Isco apo edhe vete Morata i blere vetem kete vere nuk i japin lamtumiren klubit merengues te Real nuk kane ndermend te bejne te tjera nderhyrje ne merkato.