Merkel shpallet serish gruaja me e fuqishme ne Bote

Lidhur me artikullin:

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet per te pestin vit radhazi gruaja me e fuqishme e botes, perpara Hillary Clintonit, kandidate per ne Shtepine e Bardhe, dhe filantropes Melinda Gates, sipas revistes ”Forbes”.

Presidentja e Bankes Qendrore amerikane, Janet Yellen kaloi nga vendi i dyte ne te katertin, e ndjekur nga Mary Barra, PDG-ja e ”General Motors”.
Francezja Christine Lagarde, shefe e FMN-se kaloi ne vendin e gjashte dhe presidentja braziliane, Dilma Rousseff ne te shtatin.

Eshte hera e dhjete qe Merkel ndodhet ne kete liste.

“Ajo mori ne dhjetorin e 2014-es mandatin e trete prej kater vitesh te ekonomise me dinamike te Evropes, luftoi rezesionin kombetar gjate krizes ekonomike boterore dhe eshte ne qender te perpjekjeve per te ndihmuar Greqine per rigjallerimin ekonomik te saj”, shkruan revista.