Messi kunder te atit. “Ishte ai qe merrte vendimet, une thjesht firmosja”

Lidhur me artikullin:

“Kam firmosur sepse besoj te babai im dhe nuk kam menduar kurre se mund te me mashtronte. Nuk jam interesuar kurre ne keto ceshtje, ndaj nuk e dija qe po shkelja ligjin. Nuk dija asgje, thjesht mendoja te luaja futboll. Kisha shume besim tek babai dhe avokatet e mi.”

Kjo ishte menyra sesi u mbrojt Lionel Messi gjate deshmise se tij ne procesin gjyqesor ku sulmuesi i Barcelones akuzohet per evazion fiskal. Ylli argjentinas kembenguli se nuk kam marre pjese ne asnje vendim, pasi per gjithcka kane vendosur prinderit e tij. Sikurse kane raportuar mediat ne Spanje, te gjithe deshmitaret e therritur ne gjyq kane deshmuar se Lionel Messi nuk ishte pergjegjes per asnje krim. Edhe babai i tij Jorge e ka zhveshur nga cdo pergjegjesi, duke deklaruar se ishte i pafajshem, nuk merrte vesh nga ligjet dhe se kishte menduar vetem per t’ia bere me te lehte jeten te birit, qe duhej te mendonte vetem per te luajtur futboll.

Lionel Messi dhe babai i tij Jorge akuzohen nga autoritetet tatimore ne spanje se kane shmangur taksat ne periudhen 2007-2009 duke i hskaktuar shtetit nje dem prej 4,2 milione eurosh. Ne rast se shpallen fajtor te dy rrezikojne 22 muaj burg. Sipas akuzes, duke krijuar nje seri shoqerish ne parajsat fiskale Messi ka shmangur detyrimet tatimore nga te ardhurat qe ka siguruar nga te drejtat e imazhit.