Messi modest: “Rendesi kishte fitorja dhe jo rekordi personal”

Lidhur me artikullin:

Me dygoleshin e realizuar ne “Amsterdam Arena” ndaj Ajax-it. Lionel Messi barazoi rekordin e Raul Gonzales ne UEFA Champions League. 71 gola ne kompeticionin me te rendesishem per klube jane nje shifer e pazakonte per nje futbollist 27-vjecar. Por Messi, tashme i mesuar me rekorde, vlereson me shume finalizimet qe i japin trofe ekipit.

“Mendoj se golat qe shenon ne sfidat finale jane ata qe te japin me shume kenaqesi dhe qe mbahen mend me shume”.

Duke lene menjane arritjet personale, sulmuesi argjentinas kujton se fitorja me Ajax eshte shume e rendesishme per klasifikimin perfundimtar ne Grupin F.

“E rendesishme ishte te merrnim tri piket per te siguruar kualifikimimn dhe per te tentuar ne dy sfidat e fundit vendin e pare ne Grup. Te mos harrojme qe kishim perballe nje ekip qe luan futboll te bukur dhe qe nuk na lejoje te kishim kontrollin e loje, sikurse na pelqen ta bejme ne cdo ndeshje. Deri ne momentin kur ata mbeten me 10 lojtare, gjithcka ishte e barabarte”.

Ne fund nje mesazh mbeshtetjeje per Luis Suarez, i cili nuk e ka gjetur ende rrugen e rrjetes me fanellen blaugrana.

“Jemi te kenaqur qe Luis eshte me ne. Pak nga pak do te pershtatet me lojen tone. Ishte vetem ndeshje e trete me Barcelones, une pres shume nga ai sepse mbetet nje sulmues i madh”.


Video: