Messi nuk rinovon me Barcelonen. Mund te largohet ne 2018

Lidhur me artikullin:

Lionel Messi nuk deshiron te rinovoje kontraten e tij me Barcelonen. Lajmi bombastik behet i ditur nga gazeta madrilene Marca sipas te ciles, ylli argjentinas ka refuzuar te zgjase marreveshjen aktuale me Barcen e cila skadon ne veren e vitit 2018. Dashuria e Messi per skuadren katalanase as qe mund te vihet ne diskutim madje shpeshehere presidenti i Barcelones, Josep Maria Bartomeu ne media ka deklaruar se bisedimet per rinovimin e kontrates se 5-here fituesit te Topit te Arte jane ne rruge te mbare. Por raportimet e fundit te gazetes Marca te bejne te dyshosh.

E perditshmja ne fjale ben me dije se Messi do te prese qe t’i skadoje kontrata aktuale nga e cila perfiton 20 milione Euro ne sezon per te vendosur ne vitin 2018 se cfare do te beje me te ardhmen e tij. Messi e ka refuzuar rinovimin e kontrates me skuadren katalanase javen e dyte te Korrikut te ketij viti kur ai ishte me pushime ne Ibiza se bashku me familjen e tij. Pas shume mendimeve qe kaluan ne koken e tij Messi mori vendimin per te mos e zgjatur marreveshjen me blaugranat, dicka e pabueshme kjo nese rezulton te jete e vertete.

Manchester City i Pep Guardioles qendron ne dritare edhe pse Messi e ka bere shpesh te qarte se do te largohet nje dite nga Barcelona por do ta beje dicka te tille vetem per te mbyllur karrieren te skuadra e vendlindjes se tij Newells Old Boys. Mbetet per t’u pare se cila do te jete zgjedhja e Messit per ceshtjen e rinovimit te kontrates, por ne gjithe kete mes ka dicka qe nuk shkon me Lionel Messin.