Migracioni, nje tematike qe zgjon interes dhe nxit debat

Konferenca Nderkombetare mbi Migrimin e Forces se Punes dhe Qytetarine Industriale ishte eventi i pare i bazuar ne projektin “Qytetaria Industriale dhe Migracioni nga Ballkani Perendimor: Migrimi nga Shqiperia dhe Kosova drejt Greqise, Gjermanise dhe Zvicres” (ICM), nje projekt i Programit Rajonal per Promovimin e Kerkimeve, i financuar nga Universiteti i Fribourg-ut ne Zvicer.

Qellimi i kesaj konference eshte te nxise debatin mbi çeshtje te rendesishme siç eshte migracioni. Gjithashtu propozon te stimuloje studime qe angazhohen me transformimet aktuale te Ballkanit Perendimor, tregun Europian te punes, kuptimin dinamik te “emigrantit” dhe integrimin e tyre ne tregun e punes dhe ne shoqerine pritese te ndikuara keto edhe nga kriza globale ekonomike dhe politikat shtrenguese. Duke pasur parasysh larmine e temave dhe debatet e pasura akademike shpersojme qe konferenca i sherbeu ketyre qellimeve.

ICM-konferenca-Migracioni-qytetaria-industriale-Erka-Caro-6

Konferenca terhoqi nje numer te larte te pjesemarresve dhe prezantoi projekte hulumtuese shkencore shume interesante ne fushen e migracionit si ne nivel kombetar dhe nderkombetar. Nga nje numer te konsiderueshem i abstrakteve te paraqitura, komiteti shkencor perzgjodhi 43 prezantime te shkelqyera qe jane ndjekur nga me shume se 80 akademike dhe 120 pjesemarres te ftuar qe erdhen nga 14 vende te ndryshme ne mbare boten. Interesi i treguar per pjesemarrje ne kete konference si edhe cilesia e hulumtimeve ishte nje tregues i suksesit dhe deshmon qe tema te tilla, sic eshte migrimi, jane te nje rendesie te larte duke sherbyer per te ofruar nje mundesi te mire per shkembime dhe network shkencor.

Konferenca u organizua me datat 13 dhe 14 Nentor 2015 ne Universitetin e New York ne Tirane (UNYT). Konferenca u hap me fjalet pershendetese te Rektorit te UNYT, Prof. FatosTarifa, te koordinatores se projektit kerkimor ICM dhe organizatores se konferences Dr. Erka Çaro si dhe dhe nga perfaqesuesi i Universitetit te Friburgut dhe RRPP, Dr. Magdalena Solska.

ICM-konferenca-Migracioni-qytetaria-industriale-Erka-Caro-8

Dita e pare e konferences u strukturua ne formen e nje seance plenare, moderuar nga Dr. Mimoza Dushi, koordinatore partnere e projektit hulumtues ICM. Tematika e seances plenare ishte çeshtja e migracionit te punes dhe qytetarise industirale: identitet dhe zhvillim, e pare kjo nga tre perspektiva te ndryshme e ndare posaçerisht ne tre panele te njepasnjeshme. Ne panelin e pare diskutuan Z.Valon Murati, Ministri i Diaspores, Kosove; Dr. Elona Gjebreja, Zevendesministre e Puneve te Brendshme ne Shqiperi dhe Z. Helmut Hoffmann, Ambasadori i Gjermanise ne Shqiperi. Te tre panelistet prezantuan pikpamjet e tyre mbi kontributet qe ata dhe institucionet e tyre kane bere ne trajtimin e çeshtjes se migracionit, diaspores, dhe kthimit te migranteve dhe se fundmi edhe çeshtjen e azilkerkueseve nga Shqiperia dhe Kosova, si dhe valet e reja te migrimit.

ICM-konferenca-Migracioni-qytetaria-industriale-Erka-Caro-5

Paneli i pare u pasua nga nje panel i akademikeve te njohur ne fushen e studimeve te migrimit. Referuesit kryesore ne konference ishin Nathan Lillie, Profesor i Politikes Sociale, Universiteti Jyväskylä, Finlande; Russell King, Profesor i Gjeografise, Universiteti i Sussex, Britani e Madhe; Ajay Bailey, Asistent Profesor ne Studime te Popullsise, Universiteti i Groningen, Holande dhe Marc Hill, Asistent Profesor ne Studimet mbi Migrimin dhe Edukimin, Universiteti i Innsbruck, Austri. Referuesit e nderit ofruan prespektiven e tyre mbi tema te tilla si emigrantet e punes dhe qytetaria industriale, migrimi dhe neksusi i zhvillimit, migrimit shqiptar nen driten e krizes globale ekonomike, çeshtjet metodologjike ne hulumtimin e migrimit dhe çeshtjet teorike ne inkuadrim pas migrimit. Dita e pare e konferences u mbyll nga rrefimet dhe pervojat e dy emigranteve, z. FatonTopalli dhe z. LulzimVoca. Ata ndane me audiencen pervojat e migrimit te tyre, trajektoret, veshtiresite por edhe suksesin si emigrante.

ICM-konferenca-Migracioni-qytetaria-industriale-Erka-Caro-4

Dita e dyte e konferences ishte nje maratone prezantimesh e ndare ne panele paralele duka ofruar prespektiva te ndryshme, duke zgjuar debat dhe duke trajtuar çeshtet dhe temat mbi : Perceptimet e migrantit: Ndikimet e migracionit; Trendet e Migracionit ne Ballkan; Mobilizimin ne Sindikata; Migracionin e Kthimit dhe ri-integrimi; Diaspora, Remitancat Financiare dhe Sociale; Gjinia dhe Migracioni; Ndikimi Social, Ekonomik, Politik i Migrimit te brendshem dhe te jashtem. Panelet u moderuan nga studiues te njohur te fushes si Prof. Russell King, Prof. Nathan Lillie, Prof. Maurizio Ambrozini, Prof. Asoc. Juna Miluka, Dr.Mimoza Dushi, Dr. Veronica Duci, Dr.Marsela Dauti, Dr.Mirela Arqimandriti, dhe Dr.Erka Çaro.

Ky artikul u publikua me pare nga Business Magazine Albania.