Mijatovic: “I kam syte tek AMA, eshte koha per te pare rezultate”

 

RUDINA HOXHA 

Perfaqesuesja e Zyres se OSBE–se per Lirine e Medias, me qender ne Vjene, Dunja Mijatoviç, thekson ne nje interviste ekskluzive me gazeten “Shqip” se pavaresia e autoriteteve rregullatore te transmetimit kerkon qe mandati i anetareve te bordit te mos varet nga vendimet politike apo nga vendimet e dikujt.

Ne te kundert? “Kjo mund ta komprometoje pluralizmin e medias seriozisht, si dhe trafikun e lire te informacioneve dhe ideve ne arenen publike te cilen une kerkohem ta mbroj nen mandatin tim”, – thote Mijatoviç.

Boshnjakja, e cila e mban kete post sfidues prej 4 vitesh, pret te shikoje rezultate nga pala shqiptare sa i takon finalizimit te perzgjedhjes se anetareve te AMA-s dhe kalimeve dixhitale. “Ne kemi ofruar tashme takime te metejshme dhe do te ofrojme trajnime sapo procesi perzgjedhes per anetaret e AMA-s do te finalizohet. E shoh kete proces me padurim dhe them se eshte koha per te pare disa rezultate”, – thote ajo.

Qershorin e kaluar, ju deklaruat ne Konferencen “Speak Up 2” ne Bruksel se situata e lirise se medias ne Ballkanin Perendimor dhe ne Turqi nuk eshte permiresuar. Keni ende te njejtin mendim?

Ka shume çeshtje te ndryshme me te cilat mediat dhe gazetaret ballafaqohen ne rajon. Tani, ne Ballkanin Perendimor, ne duhet te punojme per permiresimin e situates se transmetuesve te sherbimeve publike dhe rregullatoreve te tyre. Ne rajon, veteqendrueshmeria e tyre dhe pavaresia redaksionale dhe financiare eshte ne rrezik. Gjithashtu, kur flasim per legjislacion, ligjet me te mira ekzistojne ne letra por nuk ka vullnet politik per t’i zbatuar ato. Por gjithashtu ka çeshtje te cilat mund te zgjidhen nga gazetaret vete. Ne shume shtete ne rajon, ka politizim dhe polarizim te medias. Nevojitet me teper solidarizim i komunitetit te gazetareve.

Ne Turqi, liria e shprehjes vazhdon te dobesohet. Shume gazetare jane ende neper burgje per punen e tyre dhe reforma kaq e nevojshme e ligjeve te keqija qe lejojne burgosjen nuk po ndodh ende. Gjithashtu kufizimet ne perdorimin e internetit dhe medias sociale jane ne rritje.

Tani, le te flasim me konkretisht per peizazhin mediatik shqiptar. Nese do te kishit perpara nje dokument me faktet kryesore qe karakterizojne median shqiptare sot per sot, cilit do t’i vendosnit shenjen “e plotesuar”?

Ekzistojne disa fusha prioritare ku do te thoja se ka nevoje per permiresim ne peizazhin mediatik ne Shqiperi, sidomos sa i takon nevojes per reformimin e medias se sherbimit publik dhe ne aspektin e kalimeve dixhitale. Aktualisht, Shqiperia po ndermerr disa reforma te rendesishme ne fushen e medias. Vitin e shkuar, qeveria e sapozgjedhur ishte e etur te fillonte sa me shpejt reformat ne fushen e medias perfshire reformen e sistemit te transmetimit publik. Dhe Zyra ime eshte tashme e perfshire ne kete transformim ambicioz me ndihme konkrete dhe pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme ne terren.

Ka edhe nje çeshtje tjeter qe nuk eshte e lidhur vetem me Shqiperine por me rajonin ne pergjithesi – procesi i dixhitalizimit. Dhjetorin e kaluar, Zyra ime i pajisi autoritetet shqiptare me rekomandime dhe shembuj sa u takon kalimeve dixhitale, sidomos lidhur me pronesine dhe menaxhimin e pajisjeve transmetuese. Ndersa afati po afron, ekziston nje nevoje urgjente per te ecur perpara me kete proces. U jam shume mirenjohese autoriteteve shqiptare per kete bashkepunim dhe per besimin e treguar ndaj Zyres sime per te na perfshire ne keto reforma vendimtare.

Nje debat i madh ka perfshire Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA) ku ka nevoje per plotesim vendesh vakante, perfshire edhe postin e kryetarit te saj, zj. Endira Bushati. Por çeshtja eshte politizuar dhe nuk po gjen rrugezgjidhje…

Pavaresia e autoriteteve rregullatore te transmetimit kerkon qe mandati i anetareve te bordit te mos varet nga vendimet politike apo nga vendimet e dikujt. Nese ky parim nuk respektohet, mundesia e shkarkimit dhe ndryshimit te anetareve te bordit mbi nje baze politikisht diskrecionale do t’i transformonte autoritetet rregullatore ne organe te varura politike, te kontrolluara nga partia politike ne fuqi, qeveria dhe kryetari i shtetit. Kjo mund ta komprometoje pluralizmin e medias seriozisht, si dhe trafikun e lire te informacioneve dhe ideve ne arenen publike, te cilen une kerkohem ta mbroj nen mandatin tim. Pavaresia politike eshte nje element kyç per funksionimin si duhet te organeve qeverisese te autoriteteve rregullatore te medias.

Cili eshte mendimi juaj per Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) per te cilin shpesh ka debate te forta?

Ne fakt, mandatet e te gjithe 11 anetareve te RTSH kane mbaruar qe dy vite me pare. Situata aktuale jo vetem qe pengon funksionimin e bordit drejtues, por rrezikon aftesine e saj per te siguruar pavaresine politike dhe editoriale te transmetuesit te sherbimit publik. Transmetimi i sherbimit publik eshte nje nga mjetet baze te demokracive. Lajmet objektive dhe pluraliste qe mund te ofroje jane te domosdoshme per te siguruar lirine dhe transparencen e zgjedhjeve, per te luftuar korrupsionin dhe per te informuar njerezit lidhur me çeshtjet e rendesise publike.

Situata pengon plotesisht perpjekjet per transformimin e RTSH ne nje transmetues publik te qendrueshem te karakterizuar nga autonomia financiare, pergjegjesia publike dhe pavaresia redaksionale.

A kane demonstruar autoritetet shqiptare vullnet politik per te perqafuar vlerat demokratike? Apo ju perseri do te thoni “Duart larg nga media!”?

U takova me autoritetet e sapozgjedhura shqiptare shtatorin e kaluar. U ndjeva shume e inkurajuar qe ata menjehere donin te merreshin me çeshtjet e rendesishme sa i takon lirise se medias. Ne takimet e mia me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, u sigurova se liria e medias si dhe reformat e lidhura me median kane nje vend kryesor ne listen e prioriteteve te tij. Gjithashtu, u takova me ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati, si dhe me ministren e Inovacionit, Milena Harito. Ne diskutuam lidhur me reformat ne RTSH, AMA dhe per procesin e dixhitalizimit.

I ofrova qeverise shqiptare mbeshtetjen time dhe siç e permenda edhe me lart, Zyra ime ka ofruar ndihmese dhe keshilla qe atehere. Ne kemi autorizuar nje raport mbi “rekomandimet dhe shembujt per kalimet dixhitale ne Shqiperi, sidomos sa i takon pronesise dhe menaxhimit te pajisjeve te transmetimit”, i hartuar nga eksperti ligjor i njohur, dr. Katrin Nyman–Metcalf.

Ky raport mund te gjendet ne faqen tone. Gjithashtu, dy anetare eksperte te Zyres sime moren pjese ne nje tryeze te rrumbullaket mbi reformimin e Transmetuesit Publik, te organizuar nga OSBE dhe Instituti Shqiptar i Medias dhjetorin e kaluar. Perfundimet e kesaj tryeze u ndane edhe me autoritetet duke ju ofruar edhe disa rekomandime kyçe ne kete aspekt. Une, dhe Zyra ime, vazhdojme ta mbeshtesin kete proces. Ne kemi ofruar tashme takime te metejshme dhe do te ofrojme trajnime sapo procesi perzgjedhes per anetaret e AMA-s do te finalizohet. E shoh kete proces me padurim dhe them se eshte koha per te pare disa rezultate.

Se fundmi, a keni marre ndonje ankese nga ndonje gazetar shqiptar per ndonje ngacmim, presion a sulm te mundshem ne sektorin e punes?

Mesa jam ne dijeni, nuk ka pasur raste serioze te kercenimit te gazetareve per shkak te detyres gjate vitit te kaluar. Pra, jo, nuk kam marre ndonje ankese.

Botuar tek Gazeta Shqip me 12/06/2014