.

Mijera qytetare perpara Kryeministrise ne proteste kunder ligjit per importin e mbeturinave (Foto)

Te zemeruar per miratimin e ligjit te importit te mbetjeve nga parlamenti shqiptar me 23 shtator, mijera qytetare dhe aktiviste dolen te shtunen ne rruget e kryeqytetit me thirrjet “Jo plehrat ne Shqiperi”, ne protesten e organizuar nga Aleanca Kunder Importit te Plehrave.

qytetaret

Protestuesit mbanin ne duar pankarta me mbishkrime “Boll plehra ka Shqiperia”, “Te pastrojme Shqiperine, pastaj boten”, “Ky ligj vjen ere vdekje”, si dhe “Biznes plehrash, deputete kazanesh, referendum!”.

Qytetaret ngriten kartone te kuq per te shprehur voten e tyre kunder ligjit qe i hap rrugen importit te mbetjeve ne shtetin shqiptar dhe bene thirrje si “turp! turp! turp!”.

Ata marshuan drejt institucionit te kryeministrise duke kenduar himnin shqiptar dhe e cilesuan ligjin si shkelje te interesave te Shqiperise per nje te ardhme te shendetshme e te begate.

qytetaret1

“Ky eshte nje marshim i Shqiperise drejt Europes me ne si qytetare te pergjegjshem… qe protestojne per te ardhmen e femijeve tane. Ky eshte nje marshim qe do te zgjoje kurajen e qytetareve,” tha ne proteste aktivistja Kozara Kati.

“Jemi ketu per ta detyruar politiken shqiptare te degjoje zerin e popullit [kunder importit te mbetjeve]”, shtoi ajo.

Protestuesit i bene thirrje presidentit te Shqiperise te mos e dekretoje ligjin e miratuar nga parlamenti dhe shprehen vendosmerine per rrezimin e ligjit te importimit te mbetjeve me te gjitha menyrat e mundshme.

“Ishin 63 deputete qe e menduan te lehte kalimin e ligjit me kartonet e tyre, por jane mbi 63 mije qytetare qe i kane thene jo plehrave” tha ne proteste aktivisti Lavdosh Ferruni, duke iu referuar nismes per referendum.

Ndersa recitonte vargjet e rilindasit Naim Frasheri, aktivistja Brizida Gjikondi deklaroi ne proteste se politikanet qe lejuan importin e plehrave ne Shqiperi, kane hequr dore nga kombi.

qytetaret2

“Importi i plehrave eshte tradhti e paster e Shqiperise. Kjo klase politike e ka shfrytezuar ne menyre kriminale shtetin, por Shqiperia nuk mund te zhvillohet me import plehrash,” tha Gjikondi.

“Rama e shkeli fjalen e dhene, edhe si burre, edhe si shqiptar!” shtoi ajo.

Mijera protestuesit e akuzuan kryeministrin Rama se e ka tradhtuar elektoratin e tij dhe popullin duke shkelur fjalen e dhene ne vitin 2013 per moslejimin e importit te mbetjeve.

“Te gabosh eshte njerezore, por te jesh kokeforte ne kurriz te popullit eshte djallezore… Ju na keni mashtruar, i keni tradhtuar shqiptaret”, tha ne proteste aktivisti Besmir Agalliu.

Duke folur te shtunen ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste, kryeministri Rama e mbrojti ligjin e importit te mbetjeve duke e quajtur ate te domosdoshem.

“Ligji per mbetjet, i domosdoshem dhe teresisht konform ambicies sone per nje Shqiperi me te paster”, tha kryeministri Rama.

Tre deputete te PS dhe LSI, Shalsi, Bushati dhe Derveni propozuan ne korrik rikthimin e importit te mbetjeve me arsyetimin se “nxit industrine e riciklimit ne vend dhe krijon mijera vende te reja pune”.

Ligji kaloi me 23 shtator me 63 vota pro te deputeteve te PS dhe LSI dhe 27 vota kunder. Miratimi i tij ka nxitur protesta te shumta ne Tirane dhe disa qytete te Shqiperise, te cilat aktivistet paralajmeruan se do te vazhdojne.

/reporter.al