Milan dhe Inter ne vend te fundit ne Europe

Lidhur me artikullin:

Futbolli italian po perjeton nje nga sezonet me te veshtira te viteve te fundit. Nje perfundim qe nuk ka nevoje per shume analiza apo statistika sepse treguesi me i qarte eshte ecuria e klubeve ne Evrope. Periudha e thatesires ka prekur gjithe Italine sepse qyteti i Milanos qe prej vitesh ka mbajtur lart flamurin ne kontinent, eshte futur ne nje rruge pa krye.

Berlusconi dhe Thohir e kane shume te veshtire te derdhin shuma marramendese per te afruar te skuadrat e tyre yje te kalibrit boteror sepse kryefjala e merkatos milaneze eshte “huazimi”. Dhe per te rrefyer kete situate, mjafton qe te hidhen syte nga Spanja apo Anglia ku futbolli nuk eshte thjesht nje loje. Statistikat e dy milanezeve vertet te varfra si ne rezultate por edhe ne marken qe ato perfaqesojne me lojtaret e organikave respektive.

Milan ka shenuar 27 gola ne 19 ndeshje, nje me pak se Cristiano Ronaldo, i cili e ka shenjestruar rrjeten plot 28 here duke laujtur madje edhe dy ndeshje me pak se kuqezinjte. Por nese krahasojme sulmin e Inter me ate te Chelsea, situata behet edhe me e sikletshme pasi ne kampionat sulmuesit zikalter kane shenuar 17 gola ne total, 2 ,me pak se Diego Costa i vetem ne repartin e avancuar te bluve.

Sebashku, dy skuadrat e Milanos kane fituar 12 ndeshje, ndersa Bayern i Pep Guardioles numeron 14 fitore ne 17 ndeshje te luajtura. Gjate ketij sezoni, San Siro i ka gezuar me fitore 8 here tifozet e pranishem, po aq “Camp Nou por me nje ndryshim te madh sepse gjigandi katalanas pret vetem Barcelonen. Per te mos llogaritur ketu “Stamford Bridge” ku Chelsea numeron 10 fitore ne po kaq ndeshje.

Me 238 goditje drejt portes, Milan mban vendin e 49 i paraprire ne Europe edhe nga Paderborn. Gjithsesi, nje vend te pare per Milan ka, sepse me 5 kartone te kuq, skuadra e Inzaghi kryeson tabelen e skuadrave me te ndeshkuara, duke e ndare kete vend me Malaga ne Spanje.