Milan rigjen fitoren dhe rimerr vendin e trete. Ngec Roma, perfiton Lazio

Milan nuk fal ne shtepi. Kuqezinjte arriten fitoren e peste ne 6 ndeshje shtepiake pasi mundi 1-0 Pescaran, qe rigjeti pas nje mungese Rei Manaj, i cili hyri ne fushe si zevendesues ne minuten e 77-te ndersa Memushaj ishte titullar. Gjithsesi sa i perket sfides ajo u dominua nga kuqezinjte qe ne ndryshim nga transferta me Genoan te vetmen aventure e paten te emri i golshenuesit, Bonaventura, qe me finalizimin e tij ne te 49-ten i dha tre piket formacionit te Montelles. Per Pescaren rrezikoi te barazonte sfiden Memushaj ne minuten e 62-te, por Donnaruma reagoi mire. Nderkohe qe futbollisti i kombetares u detyrua te luaje dhe me nje fasho si pasoje e nje demtimi, qe gjithsesi nuk eshte serioz. Pas kesaj fitoreje, Milan u ngjit ne kuoten e 22 pikeve ndersa Pescara vazhdon te qendroje ne vendet e fundit te renditjes.

Roma pa Juventus te shkeputej ne 4 pike ne krye pasi u frenua ne transferten e Empoli pas nje barazimi pa gola, ku rastin me te mire e pati madje formacioni vendas ne minuten e 80-te me Maccaronen. Gjithsesi nje barazim me vlera per ekipin toskan qe i afrohet disi zones se shpetimit. Atalanta mori fitorene 3-te radhazi pasi mundi 3-0 ne shtepi Genoan ne nje ndeshje ku e dominoi por ku serish Berisha spikati me pritjet e tij, si ajo e minutes se 78-te kur nuk lejoi shkurtimin e rezultatit. Kurtic ishte heroi i vendasve qe realizoi nje dy golesh qe ne pjesen e pare ndersa ne fundin e sfides ishte Gomez qe vulosi rezultatin perfundimtar me bergamasket qe ngjiten tashme ne kuoten e 19-te pikeve.