Milan – Roma. Një spektakël i garantuar

E premte spektakli në Serinë A, Milan – Roma është gjithmonë një klasike që dhuron emocione, por këtë herë vjen më intriguese se kurrë. Gattuso kundër Di Francescos, Higuain kundër Dzekos. Elliot kundër Pallottas. Ndeshja Milan-Roma ndërthur mijëra sfida, ndërkohë që të dyja skuadrat do të kërkojnë reagimin pas një jave negative në kampionat.

 

 

Milani vjen pas humbjes me përmbysje kundër Napolit, ndërsa Roma pas barazimit me vuajtje në “Olimpico” kundër Atalantas. Të dyja skuadrat i kanë synimet e qarta këtë sezon, të jenë në 4 vendet e para, në mënyrë që të sigurohet automatikisht kualifikimi për në fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Në 2 ndeshjet e sezonit të shkuar, secila nga skuadrat arriti të rrëmbente fitoren në fushën e skuadrës kundërshtare, me të njëjtin rezultat 0-2. Në ndeshjen e parë të “San Siros”, në stolin e Milanit ishte Vincenzo Montella e Roma fitoi me golat e Dzekos e Florenzit. Ndryshoi historia në “Olimpico”, ku Milani ishte në një ecuri shumë pozitive, me tranjerin aktual Gennaro Gattuso, dhe dominoi takimin e fituar 0-2, ku shënuan Cutrone dhe Calabria. Në ndeshjen e sotme dy tranjerët respektivë do të kërkojnë më të mirën nga skuadrat e tyre, me fitoren rezultatin e vetëm të pranueshëm për secilën.

Një sfidë pa dyshim interesante është ajo e “bomberave”: Gonzalo Higuain kundër Edin Dzekos. Dy “kanibalë” të golit i quajnë në Itali, ku  janë afirmuar si 2 prej sulmuesve më të mirë në Serinë A vitet e fundit. Si boshnjaku, ashtu dhe argjentinasi, janë lojtarë që mund të ndryshojnë krejtësisht rrjedhën e një ndeshjeje, edhe në rast se nuk shënojnë gol.

Skuadra të reja, ide inovative, Milan – Roma në këtë fillim të Serisë A është pa dyshim një ndeshje e madhe, mes dy skuadrave që sfidohen me ballin lart dhe kanë në dëshirën për të luajtur mirë karakteristikën e tyre kryesore, të gjitha të dhënat për një sfidë spektakli dhe mbi të gjitha, me shumë gola.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast