Miliardere pa shkolle

Lidhur me artikullin:

Shpesh njerezit investojne ne shkolle per t’u bere te pasur. Por ka edhe te atille qe te pa shkolle por kane pasur sukses te madh ne fushen e biznesit, madje kane bere edhe zbulime shkencore

John D. Rockfeler

Perpara se te behej njeriu me i pasur ne histori, John Rockfeler ishte djali me i vogel i nje artisti te panjohur dhe nje gruaje me shkolle te mesme ne provincen e Cleveland, Ohaio. Megjithese kishte nje fare edukimi, ne moshen 16-vjecare Rockfeler vendosi se ishte koha per ta lene shkollen dhe per te filluar nje karriere, me qellimin e vetem per te siguruar 100 000 dollaret e jetes se tij. eshte e sigurt se ai e permbushi qellimin dhe shume shpejt e kaloi ate. Rrockfeler themeloi firmen e tij ne industrine e naftes, “Standart Oil”, duke krijuar keshtu nje monopol ne kete fushe. Ne vitin 1902, Rrockfeler kapi shifren prej 200 milione dollaresh dhe para se te vdiste pasuria e tij u vleresua miliarda dollare.

Bill Gates

Ka lene Universitetin e Harwardit. Nje nder njerezit me te pasur ne bote dhe krijuesi i “Microsoft”-it, Bill Gates ne fakt s‘e ka perfunduar universitetin. Sidoqofte, kjo s‘e ka penguar ate qe te kete nje sukses te madh. Fondacioni i tij, “Bill dhe Melinda Gates” ka 38.7 miliarde dollare asete; dhuron per kauza qe kane qellim t‘u ofrojne mjete financiare te varferve dhe ndihmon ne zhvillimin e vaksinave dhe permiresimin e sistemeve shkollore.

Li Ka-shing

La shkollen ne moshen 12-vjecare. Dikur ishte thjesht nje emigrant i varfer e me pas ai nisi te shiste lule plastike ne Hong-Kong ne vitet ‘50. Tani eshte njeriu me i pasur ne Hong-Kong. Ai eshte operatori me i madh ne bote i kontejnereve, tregtari me i madh ne bote me shumice i produkteve te bukurise dhe atyre te shendetesise etj. Li Ka-shing ka bere te ditura planet e tij per te dhuruar nje te treten e pasurise me kalimin e kohes. Djali i tij, Viktor, e ndihmon per te drejtuar perandorine e tij gjigante.

Sheldon Adelson

La kolegjin “City College” ne Nju Jork. Djali i nje taksisti nga Bostoni, mori 200 dollare borxh ne moshen 12-vjecare per te filluar te shiste gazeta. Me vone ai filloi te punonte si komisar hipotekash, keshilltar investimesh dhe konsulent financiar. Ai la shkollen e mesme dhe provoi te studionte per muzike kur ishte adoleshent. Filloi me vone te luante kumar ne kazinote e Las Vegasit dhe Singaporit. Ai e beri kompanine e tij “Las Vegas Sands” publike ne vitin 2004.

Larry Ellison

La ne mes Universitetin e Illinoisit. Miliarderi i rritur ne cikago studioi per Fizike ne Universitetin e cikagos, por nuk arriti te diplomohej. Ai krijoi kompanine “Oracle” ne vitin 1977 dhe e beri ate publike ne vitin 1986, nje dite perpara “Microsoft”-it. Te dyja keto kompani kane pasur konkurrence te forte me njera-tjetren qe prej krijimit te tyre. Ai eshte perpjekur te fitoje trofeun me prestigjioz per jahtin me te madh ne bote, por humbi vitin e kaluar me “Luna Rosi”.

Roman Abramovich

La ne mes shkollen e mesme, mbeti jetim ne moshen katervjecare dhe u rrit nga gjyshja dhe xhaxhai. Ai e la universitetin per te marre pjese ne ceshtjet e diskutueshme te eksportit te naftes ruse. Ne vitin 1995 u bashkua me rusin Boris Berezovksi dhe bleu gjigantin e naftes “Sibneft” per 100 milione dollare e ia shiti “Gazpromit” per 13 miliarde dollare pas nje dekade. Pervec klubit te futbollit Chelsea, ai ka edhe avione private, jahte dhe nje shtepi qe kushton rreth 100 milione dollare.

Jack Taylor

E la Universitetin e Uashingtonit per te sherbyer ne marine dhe u be pilot luftarak gjate Luftes se Dyte Boterore. Pas luftes shiti makina dhe u be menaxher shitjes ne kompanine “St. Louis Cadillac”. I mbeshtetur nga bosi i tij, ai filloi biznesin e tij te makinave me qira. Biznesi lulezoi ne vitin 1970. Sot, shitjet e kompanise se tij “Enterprise Rent-A-Car” i kalojne 9 miliarde dollaret. Djali i tij Andrew, ka filluar te punoje me te sapo ka arritur moshen per te marre patenten.

Amancio Ortega

La shkollen ne moshen 14-vjecare. Me ndihmen e ish-gruas se tij, Rosalia Mera, ai filloi te krijonte fustane dhe te brendshme ne dhomen e tyre te ndenjes, para 45 viteve. Ky biznes u kthye ne nje prej prodhimeve me te suksesshme te rrobave ne gjithe boten dhe ne vitin 2007 shenonte 14.8 miliarde dollare ne shitje. Ai tashme ka 3902 dyqane ne 70 vende te botes. Ortega eshte president dhe ka gjithashtu ne pronesi nje klub te garave te kuajve dhe nje pjese te nje lige futbolli.

Francois Pinault

Ai la shkollen e mesme per te filluar pune si nje tregtar i panjohur druri nga Franca ne Britani. Taktikat e tij prej grabitqari ne biznes e ndihmuan ate te ndertonte nje perandori gjigante. Sot, ai eshte aksioneri kryesor ne grupin e mallrave luksoze “PPR”, ku perfshihen marka si “Gucci”, “Balenciaga” dhe “Stella Mccartney”. Djali i tij, Francois Henri, i cili tani drejton biznesin e familjes, sapo u shtua me djale nga aktorja Salma Hayek.

Micheal Dell

La ne mes Universitetin e Teksasit. Teksani me ze te bute rimori postin e shefit ekzekutiv ne kompanine “Dell Computer” ne janar te vitit 2007, per here te pare qe prej vitit 2004, kur pengesa te shumta demtuan aksionet e kompanise. Ai humbi vendin e pare ne tregun e kompjutereve ne vitin 2006. Filloi te shiste kompjutere nga dhoma e konviktit ne Universitetin e Teksasit ne vitin 1984 me nga njemije dollare secilin e me pas e la shkollen.

Pol Allen

La Universitetin e Uashingtonit. Bashkethemeluesi i kompanise “Microsoft” mund te jete nje prej investitoreve te teknologjise me shpresedhenese qe ka ekzistuar ndonjehere. Ai ka qendruar tete vite ne kompanine qe nisi te krijonte ne vitin 1975 me Bill Gates dhe 24 vjet pasi ka hequr dore, ajo kompani i ofron akoma nje te katerten e pasurise se tij te pergjithshme. Ai ka humbur shuma te medha parash ne projekte pa vizione, sic ishte kompania “Interval Research Gro”.

Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg

Ka nxjerre shume mendimtare te medhenj fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI dhe disa prej tyre kane bere gjera te jashtezakonshme, pa perfunduar universitetin apo ndonje arsim tjeter me te larte, per shembull Bill Gejts dhe Mark Zuckerberg. Megjithate vleresohet se mendja me e madhe e teknologjise se shekullit te kaluar ishte Steve Jobs, bashkethemeluesi i kompanise “Apple”. Jobs dhe kolegu i tij krijuan kompjuteret e pare personale, ose sic njihen ndryshe laptop, dhe ndihmuan per shpikjen e produkteve te tjera revolucionare si “iPod”, “iPhone” dhe “iPad”. Te gjitha keto me nje frekuentim vetem 6-mujor te universitetit nga Steve Jobs. Steve ishte dhene per adoptim me kushtin e vetem nga nena biologjike, se prinderit adoptues duhet t’i jepnin atij nje nivel te larte arsimimi. Pol dhe Klara, prinderit biresues, duket se nuk e kane permbushur plotesisht kete porosi. Steve Jobs kishte nje pasuri, e cila pas vdekjes se tij u vleresua se arrinte deri ne 8 miliarde dollare.