Miliarderi Carlos Slim sponsor i Ferrari

Lidhur me artikullin:

Carlos Slim njihet si njeriu me i pasur i Botes, vleresim per te cilin ka garuar ne vitet e fundit me Bill Gates apo Warren Buffet dhe tani do te ndihmoje me eksperiencen por mbi te gjitha me llogarine e tij bankare Ferrarin. Meksikani, manjat i Telekomunikacionit dhe President i Telmex e America Movic, me nje pasuri mararmendesi prej 69.5 miliarde Dollaresh, do te jete nje nga sponsoret e rinj qe do te perkrahin skuadren nga Maranello ne sezonin e ardhshem te Formula 1.

Afrimi i Carlos Slim te Ferrari perkon me revolucionin qe ka nisur ne skuadren italiane, me rindertimin e organikes se saj ku pas mberritjes se bosit te ri, Maurizo Arrivabene u larguan se fundmi edhe Nicolas Tombazis, inxhinieri qe kishte ndertuar njevendeshet e sezoneve te fundit dhe Pat Fry duke i lene ne kete menyre dore te lire James Allison, i cili eshte zgjedhur Drejtor Teknik i skuadres dhe Simone Restas qe zuri pozicionin e Shefit te Dizajnit.

Sponsorizimi meksikan i Ferrarit eshte i lidhur edhe me ndryshimet e kalendarit te vitit te ardhshem, ku Formula 1 ka perfshire nje etape edhe ne Meksike, por ka te beje gjithashtu dhe me ekipin e piloteve. Ai qe do te rreshtohet perkrah Sebastian Vetrel dhe Kimi Raikkonen ne rolin e pilotit rezerve dhe ate te koalidatorit eshte Esteban Gutierrez, meksikani qe eshte perkrahur nga bashkeathetari i tij Slim qe ne kohet kur garonte per Sauber.