Mimoza Meholli, mjekja shqiptare qe kuron amerikanet

Mimoza Meholli, ka lindur ne Mitrovice, por kur ishte vetem 1 vjeç familja e saj u shperngul ne Prishtine. Mitrovicen e mban mend si vendi ku shkonte te vizitonte te afermit dhe si nje qytet me nje industri te zhvilluar. Femijeria e saj ne Prishtine ka qene e lumtur. Aty ka kaluar momente te bukura me familjen, shoqet dhe shoket e shkolles, perkunder situates se rende politike te viteve 90-te. Kur erdhi ne Amerike ishte 17 vjeç, jetonte ne nje familje e cila e kishte mikepritur dhe vazhdonte shkollen e mesme.Vendosi te studionte mjekesi pas perfundimit te studimeve ne Biokimi ne Amerike, dhe punes si Research Assistant ne Boston Biomedical Institute me shkencetare qe kishin detyre zbulimin e sherimit te semundjes “Malignant Hyperthermia”.

Aty i lindi interesi per te patur nje efekt me te drejtperdrejte te aplikimit te shkences ne sherimin jo vetem te semundjes, por edhe te njeriut qe vuante nga ajo. Sot, Mimoza, punon ne Qendren Spitalore Jacobi ne NYC, nje qender shume e madhe ku kurohen edhe shume shqiptare. Ajo tregon se kur pacientet shqiptare pranohen ne spital, i vendosin nen mbikqyrjen e saj pasi te gjithe e dine qe eshte shqiptare dhe qe ka deshire te punoj per popullin e saj. Çdo pacient gezohet dhe krenohet kur e di qe mjekja e tyre eshte vendase. Vizita fillon me shume pyetje per Mimozen si ka arritur deri ketu. Pastaj ajo nis te merret me punen rreth pacientit. Kur beri intervisten per pune tek Jacobi, per Residency Training, pa udhezime ne gjuhen shqipe dhe u ndje e mireseardhur. Ky gjest i tregoi se ky spital dhe stafi i tij, respektojne popullin te cilit i sherbejne dhe jane te dedikuar ndaj komunitetit te tyre. Mimoza, planifikon te vazhdoje punen ne spital dhe ne te ardhmen mendon te angazhohet me teper ne leksione per studentet e mjekesise si associate professor. Mimoza Meholli eshte nominuar nga Albanian Excellence te jete pjese e Zonjave shqiptare te Nju Jorkut, nje liber qe do te promovohet ne nje mbremje Gala, mbremjen e 24 Shtatorit ne Teatrin Symphony Space ne Nju Jork

Flora Nikolla : Ju jeni lindur ne Kosove , çfare do te kujtonit nga vendlindja juaj , si do te mund ta percaktonit ate ?

Mimoza Meholli : Une jam lindur ne Mitrovice, por kur isha 1 vjeç familja u shperngul ne Prishtine. Mitrovicen e mbaj mend si vend ku shkoja shpesh te vizitoja te afermit dhe si nje qytet me nje industri te zhvilluar. Gjyshja (nena e babait) jetonte ne nje fshat ne veri te Mitrovices dhe familja dhe shume kusherinj, ishin minatore ne Fabriken e Trepçes. Dajat jetojne ne Peje, dhe ne ate kohe çdo vere ishim ne Rugove per pushim 3-4 jave. Sot e kesaj dite me kujtohet natyra e bukur dhe ushqimi fresket nga bulmeti i gjyshes,qe i shijonim se bashku me femijet e tezeve dhe dajave. Me mungon nga vendlidja familja,shoqeria,dhe populli dashamires, atmosfera e te qenit prezent te njerezit qe te kuptojne ne aspektin kulturor.

Po nga femijeria juaj ne Prishtine ?

Femijeria ime ne Prishtine ka qene e lumtur. Kam kaluar shume momente te bukura me familjen , si dhe me shoqet dhe shoket e shkolles, perkunder situates se rende politike te viteve 90-te. Mendoj qe Prishtina ka qene dhe mbetet nje qytet plot gjalleri dhe ndihem shume mire sa here kthehem aty per te vizituar familjen dhe shoqerine.

Pse zgjodhet te studioni mjekesi ?

Qe ne shkollen e mesmem vura re se shkencat natyrore me interesonin shume.Vendosa te studioja mjekesi pas perfundimit te studimeve ne Biokimi ne SHBA si dhe si Research Assistant ne Boston Biomedical Institute me shkencetare qe kishin per detyre zbulimin e sherimit per semundjen “malignant hyperthermia”. Aty me lindi interesi per te patur nje efekt me te drejtperdrejte te aplikimit te shkences ne sherimin jo vetem te semundjes, por edhe njeriut qe vuan nga ajo.

Cila ka qene rruga juaj per te arritur deri ne diplomimin tuaj si mjeke ?

Konkurenca per studime ne mjekesi ne SHBA, eshte shume e madhe, si dhe obligimi financiar per te paguar shkollimin.eshte shume e veshtire te fitosh burse per shkollim,dhe per kete arsye vendosa te shkoj ne Fakultetin e Mjekesise ne Izrael ku kishte Mjekesi Nderkombetare dhe bashkepunim me Columbia University ne Nju Jork.

Sikur te mos ishit realizuar si mjeke cili mund te kishte qene profesioni i jetes tuaj ?

Arkitekte

Çfare eshte mjekesia per ju ?

Mjekesia per mua eshte nje nder fushat me delikate qe perbejne aplikimin e shkences, sherimin e te semurit, dhe mireqenien e popullit. eshte nje fushe e cila te shtyn te jesh gjithmone e gatshme te mesosh sa me shume, te pergatitesh per sfida ne çdo nivel te ngritjes profesionale. Ne epiqender te punes eshte komunikimi me njerez te cilet duhesh t’i kuptosh.

A eshte e veshtire te jesh mjeke ne Amerike ? Kujt ja kushtoni suksesin ne profesionin tuaj ?

Te jesh mjeke eshte e veshtire ne çdo vend, madje edhe me shume ne vende te pazhvilluara apo me burime te pakta. Suksesin ne mjekesi si dhe suksesin e qendrimit ne Amerike ja kushtoj familjes. Pa mbeshtetjen dhe sakrificat e tyre, nuk do mundesha te ecja perpara. Qendrimi ne Amerike gjithashtu me eshte bere me i lehte per shkak te mbeshtetjes se familjes Amerikane, te Alice Mead, e cila me ndihmoi te vija me studime qe ne shkolle te mesme. Alice Mead, eshte nje autore e librave per femije e cila pasi kishte degjuar per trazirat ne Kosove ,vendosi ta vizitonte ne vitin 1994. Ajo u takua me mua nje vit me vone ne Prishtine.

Ju punoni ne Qendren Spitalore Jacobi , nje qender shume e madhe por ku edhe kurohen edhe shume shqiptare… Cila eshte marrdhenia juaj me pacientet shqiptare ?

Zakonisht kur pacientet shqiptare pranohen ne spital, mundohen t’i vendosin nen-mbikqyrjen time pasi te gjithe e dine qe jam shqiptare dhe kam deshire te punoj me popullin tim. Çdo pacient gezohet dhe krenohet kur e di qe mjekja e tyre eshte vendase. Vizita fillon me shume pyetje per mua dhe si kam arritur deri ketu (e jo anasjelltas siç eshte sistemi ne SHBA). Pastaj filloj une te merrem me punen rreth pacientit. Pacientet shqiptare jane shume falenderues per kujdesin dhe kane respekt te madh per te gjithe.

Tek Jacobi edhe tabelat jane te shkruara ne shqip , cila ka qene ndjesia juaj kur i pate per here te pare ?

Ne fakt, kur erdha te bej intervisten te Jacobi, per Residency Training dhe pashe udhezimet ne gjuhen shqipe, menjehere ndjeva veten te mireseardhur. Ky gjest me tregoi se ky spital dhe stafi i tij, respektojne popullin te cilit i sherbejne dhe jane te dedikuar ndaj komunitetit te tyre.

Ju keni punuar edhe te Klinika Ilyria e ngritur pas luftes ne Kosove… çfare mund te tregoni nga kjo eksperience ?

Kjo klinike eshte themeluar nga iniciativa e Dr. Alan Ross, pediater, i cili ka punuar me OSBE-ne para luftes ne Kosove. Ai ka studiar kulturen shqiptare dhe ka shume paciente shqiptare nga vende te ndryshme, si dhe nga Mali i Zi. Ne vitin 2008 dhe 2009, Dr. Ross organizoi nje grup mjekesh te specializimeve te ndryshme (une isha ne kete grup), te punojne si vullnetare ne qendren e Urgjences ne qytetin e Ulqinit gjate veres. Ky bashkepunim ishte jashtezakonisht me vend dhe i ndihmoi mjeket ne qender me trajnime te ndryshme, si dhe vizita ne SHBA. Pasi punoj si Interniste ne spital, apo Hospitalist, nuk kam patur mundesine te punoj ne kliniken Ilyria, por jam kujdesur qe shume pacente shqiptare te trajtohen ne ate klinike.

Si u perballet ju me jeten amerikane ?

Kur kam ardhur ne Amerike isha 17 vjeç, jetoja ne nje familje e cila me kishte mikepritur ne shtepine e tyre dhe vijoja shkollen e mesme. Me eshte dashur t’i adaptohem nje menyre pak me ndryshe te jeteses dhe sistemit shkollor ndryshe nga ai qe kishim ne Kosove. Ne fillim, ka qene shume e veshtire, mirepo me kalimin e kohes u adaptova. Isha mjaft fatlume pasi pata mundesine te vizitoj familjen ne Kosove gati çdo vit. Kjo me ndihmoi te eci perpara duke mbajtur rrenjet e perqendruara.

Cilat jane planet tuaja me te aferta ?

Planifikoj te vazhdoj punen ne spital dhe ne te ardhmen ndoshta te angazhohem me teper ne ligjerata te studenteve te mjekesise si associate professor.

Dicka qe doja te nenvizoja eshte shperblimi nga studentat e mjekesise per kontributin qe kam dhene ne trajnimin e tyre gjate viteve te praktikes. Po ashtu kete vit kam marre pjese ne trajnimin e mjekeve te Kosoves ne kujdesinPaliativ, ne kuader te OJQ-se Smile International me baze ne Angli. Nderkohe jam emeruar anetare e Keshillit Konsultiv te Smile International per Zhvillimin e kujdesit Paliativ ne Kosove

Ne SHBA, ka nje komunitet te konsiderueshem shqiptaresh, sa te integruar e shihni kete komunitet ne jeten amerikane ?

Mendoj se komuniteti shqiptar eshte relativisht i integruar ne jeten amerikane.Shume prej tyre punojne, studiojne dhe i kontribojne zhvillimit te komuniteteve ku jetojne.

Po gruan shqiptare ne kete komunitet ?

Ka hapesire qe gruaja shqiptare te inkuadrohet me shume ne jeten amerikane,qofte permes shkollimit dhe punesimit, qofte duke marre pjese si vullnetare ne aktivitete te ndryshme.

Cili mendoni se duhet te jete imazhi i gruas shqiptare ne shekullin e XXI ?

Mendoj se gruaja shqiptare e shekullit XXI, duhet te jete e pavarur ne aspektin ekonomik, te kete nje karriere te qendrueshme dhe te kontribuoje ne mireqenien e familjes se saj he te rrethit ku jeton.

/atsh