Ministri Haxhinasto interviste per revisten e njohur gjermane “Der Spiegel”

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto, ne nje interviste per revisten prestigjoze gjermane “Der Spiegel”, ka folur per mundesite e shumta qe ofron sektori i infrastruktures dhe transportit per investitoret e huaj.

Nder pritoritetet e ketij mandati qeverises, ministri renditi ndertimin e rrugeve dhe aeroporteve te rinj, si dhe modernizimin e transportit hekurudhor dhe detar. “Me mbeshtetjen e partnereve tane nderkombetare ne sektorin privat dhe shteteror Shqiperia ka marre persiper te zhvilloje nje program te qarte per infrastrukturen rrugore.

Ne kete kuader, jo vetem do te ndertohen rruge te reja por do te modernizohen linjat hekurudhore dhe sherbimet portuale, gjithashtu synojme te ndertojme edhe aeroporte te rinj. Infrastruktura shqiptare, ka potencial te madh zhvillimi, ne jemi ne vend ne ndertim qe do te thote qe ofrojme mundesi te shumta te bashkepunimit per investitoret e huaj, qe kane mundesi per financim me kapitalin e tyre ose me mundesi financimi nga institucione te tjera, si dhe per partner qe kerkojne edhe forma te tjera bashkepunimi”.

Ndersa drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, tha se permiresimi i infrastruktures rrugore eshte nder prioritetet e ministrise. “Shqiperia ka investuar shume per te permiresuar rrjetin rrugor, dhe do te vazhdoje te beje ne te ardhmen. Kjo do te çoje ne zhvillim ekonomik te zonave, permiresimin e cilesise se jetes si dhe shtimin e turizmin”, tha kreu i ARRSH.