Ministri Manjani apel gjyqtareve: “Po punoni sikur te jete dita e fundit”

Lidhur me artikullin:

Ne fjalen e tij ne Konferencen Gjyqesore, ministri i Drejtesise, Ylli Manjani ka deklaruar se, sa i takon reformes ne drejtesi nuk ka me asnje dileme.

“Qe reforma ne drejtesi do te behet, kjo nuk diskutohet”, ka thene Manjani, i cili ka vene ne dukje disa nga te metat e gjyqesorit qe duhet te korrigjohen.

Ai tha se shume gjyqtare po punojne si per dite te fundit.

“Jo me zvarritje gjyqeve permes raporteve mjekesore fiktive. Mes gjyqtareve ekziston tendenca sikur po punohet per diten e fundit. Kemi tendenca shthurjeje ne punen e perditshme te gjyqesorit. Ne emer te se ardhmes po iu shesim qytetareve padrejtesi. Keto gjera jane te papranueshme per republiken tone te perbashket. Secili te beje punen qe i takon. Askush te mos trembet nga reformat, puna duhet te vijoje”, ka deklaruar Manjani.

Kryetari i Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori, u beri apel te gjithe aktoreve te perfshire ne reformen ne drejtesi qe te gjejne nje konsensus per kete reforme, pasi, sipas tij, “efektiviteti i nje sistemi gjyqesor eshte nje indikator baze per investitoret”.

Ne Konferencen Gjyqesore ku do zgjidhen 2 anetaret e rinj te KLD-se, Zaganjori u shpreh:

“I drejtoj nje apel aktoreve te perfshire ne reforme, qe ne frymen e opinionit te Venecias, te gjejne konsensusin. Reforma duhet te kete si qellim primar objektivat europiane te vendit. Kemi detyrimin moral per te fokusuar te gjithe vemendjen ne reformimin e gjyqesorit”.