Ministria e Transporteve sqaron mediat ne lidhje me çmimin e kolaudimit te automjeteve

Ne lidhje me pretendimet e disa mediave per rritje te çmimit te sherbimeve te kolaudimit, Ministria e Transportit dhe Infrastruktures njofton opinionin publik, se ne date 13 Maj 2016, kompania “SGS”, qe ka konçesionin e sherbimit te kolaudimit te automjeteve, ka dorezuar nje kerkese per te rishikuar tarifat e kontrollit me 6,7 %, rreth 200 leke.

Kerkesa bazohet ne piken 8.2.2 te kontrates konçesionare te vitit 2009, qe parashikon rishikim te tarifave çdo 3 vjet, per te reflektuar rritjen e norms se inflacionit.

Ministria e Transportit pas kesaj kerkese ka ngritur menjehere nje grup pune, i cili shqyrtoi kerkesen e “SGS”. Grupi i punes e vleresoi si te parakohshme kete kerkese. Periudha kur palet sipas kontrates duhet te diskutojne per tarifat bazuar ne piken 8.2.2 te kontrates, eshte Shtatori i vitit 2016.

I bejme thirrje disa mediave, te mos fabrikojne te paverteta, qe dezinformojne publikun, si dhe i ofrojme mundesi te plote per te marre informacion prane MTI.

/Info Albania