Ministria e Transportit prezanton aplikacionin per itineraret dhe oraret e transportit publik

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto, ka prezantuar aplikacionin e ri qe jep informacionin e nevojshem per gjithe itineraret dhe oraret e transportit publik. Ministri, tha se aplikacioni “Smart Travel Albania”, eshte lehtesisht i perdorueshem, mjafton pasja e nje telefoni smart qe ben te mundur shkarkimin dhe me pas perdorimin.

Ministri Haxhinasto, tha se Ministria e Transporteve i kushton vemendje te madhe zbatimit te sistemeve inteligjente te transportit.

“Ne kete kuader, se shpejti do te prezantohet edhe aplikacioni tjeter, qe do te paraqese ne kohe reale gjendjen e akseve kombetare rrugore dhe trafikut. Me pas ketij aplikacioni, do t’i shtohet edhe elementi i biletimit elektronik.”
Ministri Haxhinasto, tha se ne muajin Maj, perfundon gjithe paketa ligjore per reformen ne transportin nderqytetas, nje reforme e thelle, qe do te sjelle nje sherbim krejtesisht tjeter per qytetaret shqiptare, duke organizuar gjithe linjat nderqytetese dhe duke sjelle nje cilesi te re ne transport.

Haxhinasto, tha se ky aplikacion vjen ne kohen e duhur, pasi shume shpejt hapet edhe sezoni turistik dhe do te jete nje ndihmese e madhe per turistet e huaj qe do te vizitoj ne vendin.

/Business Mag Albania