Mino Raiola. Njeriu qe po ben ‘corap’ merkaton e futbollisteve

Lidhur me artikullin:

Mino Raiola eshte hedhur ne sulm ne javet e fundit. Kjo eshte periudha e preferuar e vitit per menaxherin italo-holandez, i cili mund te ushtroje influencen e tij, gjithmone e me shume ne rritje, perreth kontinentit per te gjetur destinacionet me te mira te mundshme per klientet e tij, qe jane te shumte dhe te talentuar. Paul Pogba, Romelu Lukaku dhe Mario Balotelli jane te gjithe kliente te tij dhe pritet te jene lojtaret me te kerkuar ne merkaton e ardhshme.

Deklaratat e Raiola ne lidhje me te ardhmen e tyre jane shtuar ndjeshem gjate zhvillimit te Europianit. Por lajmi kryesor i diteve te kaluara kane qene kontaktet e Raiola me Manchester United, nje klub me te cilin nuk ka pasur marredhenie te mira, veçanerisht pas largimit te Pogba ne 2012 me kosto zero, me ish trajnerin Ferguson qe ka fajesuar menaxherin per ate operacion.

Pavaresisht nga kjo, puna e madhe qe Raiola po ben per te derguar Mkhitaryan nga Dortmund te “Djajte e Kuq” tregon se menaxherit po i pelqen bashkepunimi me klubin.

“Oferta per t’u transferuar tek United mund te paraqitet vetem nje here ne jete dhe askush nuk mund te na garantoje se ajo dere do te jete hapur per ‘Micki’-n edhe sezonin e ardhshem”, ka thene Raiola. “Manchester eshte klubi i tij i endrrave dhe eshte i vendosur te luaje atje”.

Shqetesimi i anglezeve eshte se Dortmund do te refuzoje ta shese lojtarin, por ka bere gjithsesi nje oferte te dyte prej 35 milione eurosh. Raiola po perpiqet ta binde klubin gjerman qe ta lere te lire futbollistin te transferohet ne Premier Leagu

Zlatan Ibrahimovic, klienti i tij me i vjeter, eshte gjithashtu nje objektiv i Jose Mourinho-s dhe pritet qe sulmuesi te nenshkruaje me United ne perfundim te Europianit. Zlatan, sipas shtypit britanik, do te perfitoje 276 mije euro ne jave, ndersa Raiola do te marre perqindjen e tij si ndermjetes. Ai eshte nje njeri i zgjuar, i cili di si t’i percjelle mesazhet e tij. Siç ka bere ne rastin e Paul Pogba, qe kerkohet nga Real Madrid.

“A do te largohet nga Juventus? Paul duhet te rritet. Ai eshte tek Juventus tani dhe per kete arsye çdo oferte duhet te kaloje nga Juventus”, ka thene Raiola. “Une kam thene se atij i pelqen Zidane, Real Madrid eshte nje klub shume terheqes, ashtu si Barcelona, United, Paris Saint-Germain, Manchester City, Chelsea dhe gjithashtu Juventus”.

Ne nje tentative te qarte per t’i hedhur benzine zjarrit, Raiola ka thene per “Marca” se:

“Po flasim me Real-in, por asgje nuk eshte vendosur. Deshira e Zidane ka rendesi, ashtu si ajo e klubit. Jemi ne hapat e pare, nuk eshte nje negociate. Ai mund te kushtoj 120 ose 140 milione euro”.

Raiola mund te jete i zhurmshem dhe drejtuesit e klubeve te Premier League nuk jane miqesor me te, por ai di si te kujdeset per interesat e klienteve te tij. Pogba dhe Ibrahimovic, veçanerisht, nuk do te donin te ndryshonin menaxher. Me pas, vjen edhe Romelu Lukaku, e ardhmja e te cilit ka marre nje kthese te befasishme ne 48 oret e fundit me Raiola qe ka folur perseri ne lidhje me te ardhmen e sulmuesit te Everton.

“Everton nuk ka nevoje per para, por Romelu ka deshire te luaje per nje klub qe fiton trofe”, ka thene menaxheri. “Megjithate diçka ka ndryshuar tek Everton. Ka nje projekt te ri. Nese ai largohet, duhet te jete nje marreveshje e mire per te gjitha palet”.

Ronald Koeman, trajneri i ri i Everton, do te kete ne dispozicion nje shume te rendesishme per merkaton e veres dhe kjo eshte nje nga arsyet pse Raiola nuk eshte treguar shume i qarte ne lidhje me te ardhmen e Lukaku. Menaxheri duhet te gjeje nje strategji edhe Balotelli, me Liverpool qe shpreson qe lojtari te gjej nje ekip te ri ne menyre te perhershme para fillimit te sezonit te ri.

Zgjidhja e tij e vetme per momentin eshte te Liverpool”, ka thene Raiola, duke e ditur se ka pak mundesi qe “SuperMario” te jete ne “Anfield” shtatorin e ardhshem.

Me pak fjale, merkato e veres pritet te jete e zjarrte dhe do te dominohet nga Mino Raiola.