Miqësi apo Vëllazëri Popujsh..?

 

Po t’i hedhim nje sy ketyre mbi 100 vjeteve qe nga krijimi i shtetit shqiptar me 1912 , me gjithe dritehijet e historise, te bie ne sy nje bashkepunim i painteres,nje miqesi e shendoshe, nje vellazeri e pandare midis dy popujve, shqiptar dhe turk. Kjo miqesi e farketuar ne rrjedhen e shekujve, pavaresisht se kush eshte ne krye te te dy vendeve apo te te dy shteteve,vazhdon konstante e te mbetet e pacenuar.

Vec te tjerash ajo ka dhe nje taban te forte,komunitetin e lavdishem te shqiptareve te Turqise, me te madhin ne bote qe numuron ne rradhet e veta me miliona vete. Kontributi i tyre per Republiken Turke dhe per forcimin e marredhenieve me Shqiperine eshte i jashtezakonshem, i pallogaritshem.

Stambolli eshte qyteti qe ka me shume shqiptare ne bote,me teper se sa Tirana, Shkupi etj. Ky komunitet luan nje rol teper, teper te rendesishem ne jeten e Turqise,ne tere poret e jetes se saj, ne administrate, ushtri, polici,xhandarmeri, ne sigurimin turk (MIT), ne ekonomi, politike, arsim, kulture, shkence, arte etj. Besimi tek kjo etnitek shqiptaret, si qytetare luajale e besnike te shtetit turk eshte i patundur. Bile nuk mungojne rastet qe ne poste kyce dhe delikate te vihen ndonjehere shqiptaret edhe para turqve.

Prandaj shkollimi sot ne gjuhen amtare shqipe i qytetareve turq me  origjine shqiptare eshte me se i merituar, per ate qe kane bere, bejne e do te bejne ne shtetin turk e per shtetin turk. Ligji per futjen e shqipes si gjuhe e dyte sikurse  e bosnjakishtja e ndonje gjuhe tjeter krahas gjuhes turke deri ne universitet (atje ku ka shqiptare e ku ka kerkesa per nje gje te tille) eshte si nje shperblim per jeten, punen e veprat e ketij komuniteti ne Republiken e Turqise. E kush e mendonte se do te vinte kjo dite, qe nga kurset e shkollat shqipe sporadike ne kohen e luftes se pare boterore, do te arrihej ne ate qe Universiteti i Edrenese te pergatiste ne baze te ligjit arsimor turk, programet, planet mesimore  e tekstet per mesimin e gjuhes shqipe dhe te  ndihej nevoja per mesues te shqipes.Ndaj them me plot gojen dhe jam besimplote se ne kuadrin e vellazerise turko-shqiptare ka vend gjithenje  e me teper per zhvillime optimiste ne te ardhmen…

Miqesia midis dy popujve eshte kalitur ne shekuj,u ka rezistuar e do t‘u rezistoje shekujve, pavaresisht nga stuhite e furtunat qe kane fryre e qe do te  fryjne edhe ne te ardhmen.Une e kam bindje qe asgje ne kete bote,as e ka tundur e s’do ta tunde ne ditet qe vijne bashkepunimin,miqesine e vellazerine midis dy popujve.Me sa tunden malet dhe shkembinjte e tyre,aq mund te levize dhe kjo vellazeri me rrenje qe shkojne deri ne thellesite e qindvjecareve.Sivjet Republika e Turqise mbush qe nga formimi i saj plot 95 vjet.I urojme me gjithe zemer te mbushe shekullin! Edhe 100!Rrofte dhe u forcofte gjithashtu dhe vellazeria midis popullit shqiptar dhe atij turk!

Ky artikull eshte edhe nje shprehje e mirenjohjes se thelle per 12 vjetet e qendrimit tim ne Stamboll te Republikes se Turqise.

Krijimi i shtetit shqiptar

Me 28 Nentor 1912 Plaku i Vlores, Ismail Qemali, e shpalli Shqiperine shtet te pavarur. Konferenca e Londres e 1913 do t’i vinte vulen kesaj edhe nderkombetarisht por jo ne kufijte e 4 vilajeteve shqiptare sic enderonin rilindasit dhe realizoi Ismail Qemali.U krijua ajo qe hyri ne histori me emrin Shqiperia Londineze,pikerisht Shqiperia ne te cilen jetojme sot,nje Shqiperi tejet e cunguar,me siperfaqe as sa nje vilajet sic ishte ai i Manastirit.Duke mos u pajtuar me kete fakt,Qemal Vlora,sternip i nje dere te lashte princore,u perpoq qe te bente aleance me Bullgarine dhe Turqine.Se ketejmi doli ne skene i ashtuquajturi “komploti i Beqir Grebenese”. Ne te vertete ky nuk qe gje tjeter,vecse perpjekje e shtetit turko-osman per te ndihmuar shtetin shqiptar te sapo formuar me nje mori kuadrosh ushtarake, te cilat i mungonin ne fillimet e tij. Gjithashtu ne vazhden e propozimeve per nje kryetar shteti Turqia per kuroren e  Shqiperise propozoi princin Izet me origjine  shqiptare.

Ne vitet e turbullta te luftes se pare boterore shteti osman u be strehe per qindra mijra refugjate qe vinin si nga Jugu (Cameria) qe ra nen zgjedhen greke, si nga Veriu (Kosova) qe ra nen thundren serbo- malazeze. Ne vitet 1918-1920  qeveria turke e kohes lejoi hapjen e shkollave shqipe ne Stamboll ne rajone te tilla si Beshiktashi, Aksaraji, Fatihu e gjetke.

Me 1920 Mustafa Qemal Ataturku dergoi ne Shqiperi 20 kuadro te larte te zgjedhur me ne krye, Sulejman Delvinen, qe me pas do te behej kryeministri i shtetit te pare shqiptar te rikrijuar pas Konferences se Versajes ne Paris.

Po ne vitet ’20, erdhi ne Shqiperi dhe kryegjyshi boteror Sali Njazi Dedej.Ai u muar me transferimin per gati nje dekade te Kryegjyshates Boterore te Sektit Bektashi. Ne 1929 me Kongresin e mbajtur ne Teqene e Turanit ne Korce, u sanksionua kjo cvendosje e plote,ky kalim edhe de jure me pas i strukturave te saj ne Tirane, ku eshte edhe sot. Sigurisht kjo u be jo pa dijenine dhe aprovimin e kryetarit te shtetit turk, Mustafa Qemalit,nderkohe qe sektet e tjera u mbyllen me dekret shteteror prej tij.Bektashinjte  qe moren pjese gjallerisht ne levizjen clirimtare, me mijra e mijra vete,  bashke  me kleriket e tyre dhe me kreret  ne qytetin e Haxhi Bektashit, bene sakrifica te panumurta e dhane nje kontribut  shume te madh ne luften clirimtare te popullit turk ne vitet 1918-1919.E meritonin kete lloj  respekti e perkujdesje, duke u larguar jashte Republikes Turke.Levizja ne Shqiperi e ketij Urdheri apo Tarikati fetar ishte shpetimtare  dhe nje lloj shperblimi per te.Nje fotografi e Mustafa Qemalit me kreret e ketij Sekti te nderuar, perfshi kryegjyshin boteror Sali Njazi Dedej ne krah te tij, flet si nje deshmi per shumecka. Kete foto e ruaj ne biblioteken time personale.

Lufta Clirimtare e  popullit turk  u kurorezua  me shpalljen e Republikes se Turqise ne vitin  1923. Turqia  e  Ataturkut ishte nga te parat qe e njohu shtetin e brishte shqiptar te sapoformuar qe doli nga Kongresi i Lushnjes i 1920-es. Perfaqesuesi i pare diplomatik i Shqiperise ne Republiken e Turqise ne Stamboll ishte zoti Nezir Leskoviku ndersa nga Turqia ne vendin tone erdhi keshilltari dhe ndihmesi me i afert i Ataturkut, zoti Tofik Aras. Kjo tregonte per rendesine qe i vinte Turqia marredhenieve me Shqiperine. Me 1928 Ahmet Zogu e shpalli Shqiperine monarki. Qemal Ataturku qe permbysi perandorine dhe e zevendesoi me formen republikane te qeverisjes,nuk mund te pajtohej me nje gje te tille,ndaj nderpreu menjehere marredheniet diplomatike.Kjo coi ne ftohjen e raporteve miqesore midis dy vendeve.Per ta kapercyer kete ngerc qe u krijua midis dy shteteve , Mustafa Qemali ne fillim te viteve 30 cfrytezoi Konferencat Ballkanike,iniciatore e te cilave u be shteti turk.Ne Konferencen  Ballkanike te Stambollit si delegat nga Shqiperia u dergua At Gjergj Fishta.Ate e priti vete Ataturku dhe i krijoi nje mjedis shume te ngrohte. Fishta me ate  humorin e tij tipik shkodran e beri atmosferen edhe me te gezuar.Pas kesaj u rilidhen marredheniet diplomatike.

Nje figure teper interesante ne marredheniet midis dy vendeve eshte ajo e Bajo Topullit.Ai per disa vjet jetoi e punoi ne Republiken e re Turke dhe dha kontribut ne  organet e ndryshme te larta te saj deri ne kryeministri.Kur u kthye ne vendin e vet punoi si kryetar bashkie ne Gjirokaster. U martua me nje zonje turke qe e solli ne Shqiperi. Kjo veprimtari e tij ne Turqi eshte krejtesisht e pandricuar.

Pas vdekjes me 1938 te Mustafa Qemal Ataturkut,me 1939 presidenti Ismet  Inonu ishte i vetmi qe protestoi  energjikisht kunder pushtimit  fashist italian te Shqiperise. Ndersa fuqite e medha  bene veshin e shurdher,duke deklaruar me cinizem se “s’kishin interesa te vecanta ne kete vend” kurse shtetet e tjera bene indiferentin.

Dy personalitete te shquara te kultures shqiptare,me t’u pushtuar Shqiperia,u larguan se bashku drejt Turqise, Stambollit. I pari ishte gazetari, filozofi e sociologu Branko Merxhani dhe i dyti arkitekti i degjuar, Qemal Butka. Brankua do te vazhdonte e per 40 vjet  te shkelqente ne krye te gazetarise turke, kurse Qemali realizoi nje sere veprash arkitekturore ne Stamboll, Ankara e gjetke ne Turqi. Me pas emigroi per se dyti ne Amerike. Aty me projektimet e ndertimet qe beri ne Nju Jork, Boston etj. mori fame si arkitekt i rangut boteror.

2.Shteti komunist ne Shqiperi dhe Turqia

Pas luftes se dyte boterore marredheniet shume te mira te se kaluares u nderprene per shkak te vendosjes se sistemit komunist ne Shqiperi.Me1952  dy personalitete shqiptare, gjenerali Xhemal Aranitasi dhe ish ministri i aresimit Rexhep Mitrovica do te krijonin Shoqaten “Vellazeria Shqiptare” ne Stamboll.Ne statusin qe i njohu Qeveria Turke perfshihej dhe hapja e kurseve per mesimin e gjuhes shqipe.Ne te u grumbulluan pa dallim feje,shqiptaret ortodokse dhe musulmane te Stambollit.Krijimi i saj qe dhe si nje mesazh i terthorte,nje ftese drejtuar shtetit shqiptar per marredhenie midis dy vendeve.Ne kushtet e “luftes se ftohte”,ku Shqiperia e Turqia u takonin dy sistemeve te kunderta, atij socialist dhe kapitalist, nje gje e tille qe gati e pamundur  per me se nje dhjetevjecar  deri ne vitin 1960. Shoqata e shqiptareve me dekada ne vijimesi do te sherbente si nje ure lidhese midis dy vendeve e sidomos dy popujve.Vlen te permendim ata qe erdhen ne krye te saj dhe e drejtuan ate. Emrat e Jahja Satkes nga Skrapari,shok dhe mik personal i Ataturkut,Lefter Sava Permetarit,Milaim Kumanoves e Halil Metinit te Kercoves kane hyre dhe mbetur ne histori.

Edhe pas luftes se dyte boterore,sidomos ne vitet ‘50 e me pas,Turqia do te behej nje strehe e ngrohet per mijra e mijra emigrante shqiptare te ardhur nga ish Jugosllavia,nga tere viset e saj si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sanxhaku, Presheva etj. Me 1960 kur Shqiperia u prish me Rusine Sovjetike e ish kampin socialist, Turqia u rendit ne krah te saj. Qysh nga ai moment kritik e deri me sot  te dy shtetet, pavaresisht nga diferencat ne sisteme apo kush ka qene ne krye te secilit, nuk i jane ndare njeri tjetrit. Kjo miqesi dhe vellazeri,pavaresisht nga furtunat e kohrave, ka qene nje konstante e pandryshueshme. Prej asaj kohe kane filluar ecejaket e delegacioneve te ndryshme te te gjitha niveleve dhe  te rangjeve nga presidenti e kryeministri, kryetari i Kuvendit shqiptar apo i Mexhlisit turk e deri te ministri i jashtem; te te gjitha fushave si ekonomike, tregetare, shendetesore, kulturore, te arsimit, te mbrojtjes, etj. Ato u kthyen ne nje tradite te perhereshme. Si me asnje shtet tjeter dallimet ideologjike nuk kane qene kurrfare pengese ne marredheniet midis dy vendeve. Eshte  thene se eshte miqesi popujsh dhe kjo eshte e verteta. Duke kapercyer mbi keto dallime, u vendosen lidhje te ngushta midis Tiranes dhe Ankarase.

Me 1960, nje nga personalitetet me te rendesishme te diaspores shqiptare ne bote,me banim ne Rome ,Itali,Zoti Mentor Coku,krijues i Akademise Islamike dhe i nje reviste te saj,ne mes te kryeqytetit italian,me tregonte se ne nje takim me presidentin e kohes,Ismet  Inonu ,i kish  thene ketij te fundit  se flitej per te  se “nuk i donte shqipetaret”.”S’eshte e vertete!” kishte qene e menjehereshme pergjigja e tij.Nderkohe qe filluan te flisnin turqisht midis tyre, ne bisede e siper doli qe Mentori ishte shqiptar i Ohrit.”Prit nje minute!” i tha dhe ne cast erdhi dikush.”Fole ne gjuhen tende me bashkatdhetarin tend, shqiptar i Manastirit”. Pasi shkembyen disa fjale ne shqip,Ismet Inonuja i tha vetem nje fjale shkurt dhe prere por ne menyre kuptimplote:” Elbisem!”(Kostumi im), ky eshte keshilltari i im me i ngushte…”

Me 1968 shteti  shqiptar doli ne menyre te njeaneshme nga Traktati i Varshaves,ku bente pjese.Nje shtet fqinje, per te kenaqur orekset e veta shoviniste dhe per te realizuar rivendikimet e tij territoriale, tentoi ta sulmoje.Eshte permendur  me ze te larte paralajmerimi i bere nga Kina,per te mos prekur Shqiperine.Por nuk jane permendur ai i bere nga vete Traktati  i Varshaves (pra sovjetiket) dhe paralajmerimi i bere nga Republika e Turqise,jo me pak i ashper nga toni se dy te tjeret.Aso kohe Kryetari i Mexhlisit Turk foli ne Parlamentin Shqiptar.Per kete nuk eshte folur hapur deri me sot.

Me 1974 shteti  komunist shqiptar  shprehu fuqimisht mbeshtetjen e tij ndaj shtetit turk  me rastin e nderhyrjes se ketij te fundit ne Qipro.Trupat turke zbarkuan nga ajri dhe nga toka ne mbrojtje te vellezerve te tyre qipriote turq.Perkrahja shqiptare qe si ne planin ushtarak e politik.Shqiperia ishte i vetmi ze qe u ngrit ne Kombet e Bashkuara (OKB) ne mbrojtje te Republikes se Turqise dhe u rendit me vendosmeri ne anen e saj..  

Ne fund te viteve ’80  u bene disa Konferenca Ballkanike.Normalisht ne to, ku ishte delegacioni turk me ministrin e jashtem Zotin Mesut Jellmaz, ishte e delegacioni shqiptar me ministrin e jashtem Zotin Reiz Malile e anasjelltas, duke koordinuar bashkarisht mendimet e qendrimet me njeri tjetrin.

 3.Vi tet 90…

Po vecoj dy momente, vitet 1990 dhe 1997.Miku i mire ne dite te veshtire…Ne fillim te viteve ’90 ka qene nje gjendje teper e rende ,dramatike do te  thosha,per popullin  dhe shtetin shqiptar.Ne keto momente te kalimit nga nje sistem shoqeror ne nje tjeter,u ndje dora e ngrohte e shtetit turk ne planin  ekonomik edhe ushtarak.Me kerkese te qeverise shqiptare presidenti i kohes Turgut Ozal urdheroi Rezerven Ushqimore Shteterore Turke te niste menjehere ndihme emergjente  ne adrese te Shqiperise.Si konsumator i thjeshte kam lexuar te shkruara ne thaset e mbushura me miell,oriz,fasule e me sheqer etj. ne shqip:”Dhurate e popullit turk per popullin shqiptar”.

Ne ato vite Shefi i Pergjithshem i Shtabit te Ushtrise Turke Dogan Guresh  vizitoi Shqiperine e do te afirmonte perkrahjen ushtarake te shtetit turk.Autoritetet shqiptare kesaj ndihme bujare vellazerore ju pergjigjen me te njejten monedhe.Turqit ishin te vetmit qe edhe ne planin ushtarak ju hapen dyer e dritare, kanat me kanat, ne Shqiperi. Ata i futen pa asnje ndrojtje dhe vizituan edhe baza ushtarake te shtetit monist. Ministri i mbrojtjes i asaj kohe te veshtire, Sabit Brokaj, beri edhe nje hap me tej. Atje ku ish aleatet tane te meparshem ruse dhe kineze, nuk ishin lejuar te futen, megjithe miqesine e madhe qe kishim me ta ne kohrat perkatese, per turqit u be perjashtim per nje gje te tille. Ata ishin “te huajt” e pare qe ju besuan deri ne nje shkalle te tille sekretet shteterore ushtarake. Edhe ata u befasuan nga ato qe pane. Shteti monist shqiptar nuk e kish kursyer kurre parane, per qellime ushtarake ,per mbrojtje.

Ne vitin e mbrapshte 1997 per shqiptaret,kur ndodhi fiaskoja e firmave piramidale dhe nje shtet fqinje deshte te shkelte Shqiperine per ta okupuar,ishte paralajmerimi shume i rrepte dhe i prere ,teper kategorik i kryeministres turke, zonjes Tansu Ciller qe “Kush e prek nje fije floku Shqiperine ,ka te beje me Turqine”., qe i solli ne vehte e s’guxuan te ndermarrin ndonje hap te gabuar aventuror drejt kufijve te saj.

Ne momentet me te veshtira shteti turk si nje vella me i madh ,i eshte ndodhur prane vellait me te vogel, shtetit shqiptar. Te dy shtetet pas vitit 2000, aq me teper kur edhe Shqiperia hyri ne NATO, kane qene shume afer me njeri tjetrin. Edhe ne kuadrin e ketij blloku ushtarak ka pasur edhe ka nje bashkepunim te ngushte ndershteteror. Ne Tirane  ndodhet nje Zyre Nderlidhese me NATO-n, ku ne cilesine e koordinatorit ne kuadrin e kesaj organizate ushtarake jane forcat ushtarake turke, nje perfaqesi e tyre .Kjo Zyre ne menyre te panderprere eshte e pranishme edhe sot. Midis dy vendeve, Shqiperise dhe Turqise, ka nje Traktat Miqesie, Bashkepunimi dhe te Mbrojtjes Reciproke. Kush prek Shqiperine prek njekohesisht dhe Turqine dhe anasjelltas. Turqia eshte nje Aleat i Natyrshem Strategjik per Shqiperine e shqiptaret. Megjithe sfidat e globalizmit qe jane si te thuash nje thike me dy presa,per te mire apo per te keq, miqesia midis dy popujve e dy shteteve u ka rezistuar me sukses sfidave te shumta ne dritehijet e kohes, pra eshte nje miqesi e sprovuar.

4.Shtetformimi i Kosoves

Gjate  luftes se Kosoves ne vitet 1998-1999 u vu re edhe nje afrim me i madh midis te dy shteteve.Republika e Turqise ne territorin e vet ngriti Kampin e Refugjateve ne Edrene per  20.000 vete.Po kaq ndofta dhe me shume,me  mijra te tjere,erdhen ne rruge private dhe u strehuan tek farefisi i vet,tek bashkekombasit qe jetojne ne Turqi e qe kane nenshtetesi turke.Kamiona te tere me ushqime dhe veshmbathje etj. te mbledhur prej tyre, nga Perfaqesia e Kosoves ne Stamboll dhe Shoqata  Turko-Shqiptare u nisen ne drejtim te Kampit te Edrenese. Kur filloi genocidi serbomadh i Milloshevicit, furia e terbuar e te cilit vuri ne rrugen e debimit nga vendi i tyre rreth nje milion kosovare si refugjate ne tere boten, deri ne ShBA, Australi etj., ne Turqi shperthyen demonstrata masive. Ne disa qytete si Stambolli, Bursa, Adapazari etj. moren pjese me dhjetra mijra vete. Ato tronditen opinionin publik si ate brenda, ashtu dhe ate jashte Republikes se Turqise, ne mbare boten. Ishte nje solidaritet i papare  ndonjehere. Shteti dhe populli turk, mbare shtypi turk etj. ngriten zerin ne mbrojtje te shqiptareve te Kosoves, te ndodhur para nje genocidi te paimagjinueshem ne kohet moderne, qe po e pesonin, duke i vene ne rrugen e debimit ne krejt boten si muhaxhire, si refugjate.

Nuk mund te pershkruhet Stambolli i atyre diteve .Nuk kishte pare ndonjehere ky qytet gjigand nje det flamujsh shqiptare kuq e zi si n’ato caste te paharruara, kur demonstrohej nga mijra e mijra vete.S’harrohet sllogani i hedhur ne keto demonstrata aq masive sidomos prej shqiptareve me nenshtetesi turke:

Kosova serplara                         

Mezar ollacak !

(Kosova per serbet do te behet varr!).Ne Stamboll  ne shenje proteste e zemerimi te stermadh popullor para deres se kryekonsullates serbe u vu nje “sijah celenk” (nje kurore e zeze).Protestat u ngriten si uragan ne mbare Turqine e pertej saj ne mbare boten.

S’harroj djalin tim Miran Bica,qe bashke me shoket e tij turq,me temp ushtarak,duke ecur, bertisnin slloganin e mesiperm.Bashke me ta dhe ne krah te tyre ecte ne nje hap dhe autori i ketyre rrjeshtave me emocion dhe dritherima ne trup per gjemen qe po i behej Kosoves,plagen qe po i celej Kombit  Shqiptar…

Vijme tek vitet 1998-1999, tek Lufta e Kosoves.Ishte shteti turk qe e perkrahu pa rezerva luften e popullit te Kosoves dhe te U.C.K.-se (Ushtrise Clirimtare te Kosoves), jo vetem moralisht,por e materialisht, ne aspektin humanitar, ushtarak e duke dhene gjate gjithe kohes se saj ndihma te pakursyera materiale  te cdo lloji si dhe ne mjekimin e te plagosurve rende. Shtypi turk i kohes i teri pa dallim ishte prokosovar. Ai i kushtoi perdite faqe te tera solidaritetit me shqiptaret e Kosoves e vuajtjet e tyre si refugjate, po dhe luftes se tyre te drejte kunder regjimit te kasapit te Ballkanit,Sllobodan Milloshevic.

Eshte per t’u permendur puna e Perfaqesise se Kosoves ne Stamboll per rreth nje dekade,nje pune shembullore ne sherbim te kombit shqiptar.Dy emra zoti Enver Tali i Gjilanit dhe zoti Nevruz  Carkaxhiu i Gjakoves, do te zene nje vend te vecante ne historine e Kosoves heroike,me veprimtarine e tyre te pacmuar per komb e atdhe.Kam pasur fatin t’i njoh nga afer e brenda mundesive te bashkepunoj me ta gjate viteve te egzistences se saj ne rajonin Fatih dhe me vone ne Aksaraj te Stambollit.

Trupat turke me clirimin e Kosoves ishin nga te parat qe hyne ne  te dhe zune vend ne zonen gjermane,ne Prizren. Hyrja e tyre ne Kosoven e cliruar nga nderhyrja 78 ditore e  NATO-s u prit nga popullata me nje ngrohtesi te papare qe dikush ne ato dite e quajti te cuditshme.Shteti turk e njohu shpalljen e pavaresise te Republikes se Kosoves me 17 shkurt 2008 nga te paret,ne mos i pari.Sot Republika e Kosoves njihet nderkombetarisht, nga 116 vende te botes dhe po vazhdon suksesshem ne kete rruge, derisa te behet nje dite anetar me te drejta te plota ne OKB.

Po sjell disa shembuj sinjifikative konkrete qe  ne nje menyre apo tjeter i kam perjetuar vete dhe qe flasin shume ne kete drejtim.

-Miku i im shkrimtari turk Ali Ugur,kur vizitoi Shqiperine,ne interviste me nje gazetar shqiptar,pyetjes se ketij se si ju duk Shqiperia ju pergjigj me fjalet:”Sikur  te jesh ne nje hyrje pallati e te kalosh nga njera dhome ne tjetren”.

-Vajza ime Jona Bica,ish studente e masterit juriste me specializim per biznes ne universitetin “Marin Barleti”,kur shkoi ne Bullgari,ne nje takim pune ne Sofie,ishte vetem e s’njihte njeri.Prane saj rastesisht ndodheshin juristet turq.U tha atyre nje “Nasilsiniz?”(Si jeni ).Kjo mjaftoi qe te bisedonin perzemersisht si te njohur te vjeter gjate tere kohes.Kur u be takimi tjeter i rradhes ne Stamboll,ajo bashke me vellane e vet qe jetonte aty ,u trajtuan si favorite e ju rezervua nje pritje e vecante ne krahasim me te tjeret.

-Une vete kam jetuar 12 vjet ne Stamboll.Gjate qendrimit tim aty, qe kur shkela ne token turke, une perdora dhe kam pasur nje formule magjike: “Ben Arnavudum!”(Une jam shqiptar!).Kater vitet e para te mija te emigracionit ne Turqi,kam qene pa dokumenta te rregullta.Sa here kisha veshtiresi ose kontrolle ne stacione autobuzi e treni apo ne tramvaj ,une perdorja formulen magjike e s’me prekte kush..

Shqiptaret kane nje status te vecante dhe te posacem ne Turqi.Gjithe popullata ne kete vend te madh,pa dallim i cmon dhe i do per virtutet e tyre.Kishim frike, me thoshte kryetari aktual i Shoqates Turko-Shqiptare,zoti Halil Metin,se mos shqiptaret e ardhur nga Shqiperia  pas viteve ’90  e sidomos pas renies se firmave piramidale, do te prishnin emrin e mire qe gezojne ne Turqi,te krijuar ne shekuj.Per fat te mire, nga rreth 10.000 shqiptare,s’ndodhi gje se shumica erdhen si familjare nga Shqiperia.

-Rasti i fundit ka te beje me dy profesore te Universitetit Shteteror te Tiranes,Prof.Dr. Adem Mezini dhe Prof.Dr. Skender Kercuku, qe bene nje vizite ne Turqi,ne Stamboll e Ankara. Te dy u priten me nderime te medha, sikur te ishin delegacion i nivelit te larte shteteror, bile i priti vete presidenti turk, Turgut Ozal. Ai u tha shprehimisht se kush vjen ne postin e presidentit te Turqise, sigurisht do te afishoje, vec besnikerise per shtetin e vet, edhe simpatine e respektin per shqiptaret.Une ,u shpreh ai me shaka ,meqenese gruaja ime Semra Ozal eshte shqiptare ,jam nga fshati i gruas dhe s’e kam problem…

Laurant Bica