Miranda Ademaj – Pavaresisht sa e zymte mund te jete e sotmja, gjerat do te jene me te shndritshme neser.

1. Kush eshte Miranda Ademaj? Miranda Ademaj-sipermarrese-sukses-businessmag
Miranda Ademaj eshte CEO dhe themeluese e Skenderbeg Alternative Investments ne Zyrih. Ajo filloi kompanine e saj ne moshen 29 vjeçare dhe e menaxhon ate qe asokohe. Miranda lindi ne Kosove. Ajo emigroi ne Gjermani ilegalisht me familjen e saj, filloi nje jete te re, mesoi 4 gjuhe te huaja dhe udhetoi rreth botes. Ajo ka disa mendime mjaft interesante mbi background-in e saj, si te ndertosh nje startup dhe per grate ne finance.
• Vendlindja: Shtime, Kosovo
• Pozicioni aktual: CEO / Bashkethemeluese e Skenderbeg Alternative Investments AG
• Viti kur u largua nga Kosova: 1994
• Fusha e Ekspertizes: Investime Alternative / Fonde Gardh
• Hobi: Sporti, modelimi, udhetimet
• Info shtese: Miranda ishte folese e ftuar ne TEDxTirana ne Maj 2014 per tematiken “Blissful Uncertainty” –

2. Cila ishte arsyeja kryesore qe prinderit e tu u larguan nga Kosova? Cila ishte mosha juaj asokohe?
Une linda ne Kosove ne kohen kur lufta qe vijonte nuk ishte e deklaruar. Per te siguruar nje te ardhme me te sigurte ptime, prinderit vendosen te emigronin ne Gjermani. Nuk ishte e lehte per prinderit e mi ta merrnin kete vendim pasi ata duhej te linin gjithçka pas dhe ishte e pasigurte nese do ja dilnim te shkonim ne Gjermani pasi statusi yne I refugjatit nuk ishte aspak i qarte. Ne ja dolem te shkonim ne Gjermani. Por pa nje shtepi dhe pa nje ide se çfare do sillte e ardhmja, mundesite nuk ishin inkurajuese.

3. Fillimisht ne Gjermani, tani jeni ne Zvicer; Mund te na tregoni diçka lidhur me kete pervoje si e huaj ne nje vend qe nuk kishte lidhje me origjinen tuaj? Si mendoni ka ndikuar kjo zgjedhje ne karrieren tuaj?
Nga pikepamja sociale dhe kulturore, Gjermania ishte shume e ndryshme nga menyra se si u rrita ne Kosove. Si nje grua adoleshente une vura re veçanerisht se grate ne Gjermani kishin me shume opsione dhe nje status social me te larte se ato ne Kosove, por per te siguruar te drejta te njejta per veten time ne mjedisin tim shoqeror, ku si nje grua shqiptare pritet te sillesh sipas normave te kultures tende.

Ne ate kohe, familja ime u perpoq ti qendronte atyre vlerave dhe traditave Shqiptare ne pergjithesi. Une mendoj se per prinderit e mi une isha nje femi i veshtire, sepse une isha nje person qe me pelqente t’i tejkaloja kufijte. Nena ime shpesh here me pyeste perse nuk mund te isha nje vajze normale si vajzat e tjera kosovare.

Pavaresisht gjithçkaje une ja dola te diplomohesha ne Kolegjin Ekonomik. Derisa studioja, me eshte dashur te punoja part-time per te mbeshtetur veten financiarisht. Keshtu qe kalova disa kohe te veshtira, por kjo me beri nje luftetare. Meqenese ekonomia gjermane asokohe po tregonte shenja renie, pashe mundesi me te mira ne Zvicer dhe vendosa te leviz ne Zyrih. Ne Zvicer u desh te perballesha dhe te pershtatesha me nje kulture tjeter, edhe pse jo shume e ndryshme nga ajo ne Gjermani. Siç u duk, kohet e fundit, ky vend rezultoi te kishte nje ndikim domethenes ne jeten time.

Per shembull, kur arrita ne Zvicer, nje poster i partise se krahut te djathte kunder financimit publik te qendrave te integrimit te emigranteve nga Kosova mund ta shihje ngado. Sigurisht qe kjo nuk ishte diçka e kendshme per tu pare nga une. Shenjat nuk dukeshin ne favorin tim. Por pjesa derrmuese e popullsise se Zvicres eshte shume mikpritese dhe “Aty ku ka vullnet e deshire, ka nje zgjidhje”. Une vazhdova studimet e mia per Ekonomi, punova per nje nga bankat me te medha Zvicerane dhe si hobi, bera disa here modelim. Madje pata shansin te shfaqesha edhe ne televizion. I kisha permbushur te gjitha qellimet e mia.

Përveç njërit: Ëndrrës të bëhesha një ditë CEO e kompanisë time.

4. Cila ishte puna juaj e pare dhe ne cilin profesion?
Tek Credit Suisse, fillova nje Program te Brendshem Trajnimi, “Career Starter” per nje vit, ku mesova mbi punen dhe mbi çdo produkt te bankes. Qe ne fillimet e mia jam hipnotizuar nga magjia e tregjeve financiare. Fondet Gardh (Hedge Funds), ne veçanti, me terhoqen per shkak te atmosferes se tyre misterioze. Me vone, mbase edhe si pasoje e edukimit tim tradicional, une deshiroja te shikoja nese mund te beja ndryshimin ne kete bote te dominuar nga meshkujt.

5. Si ishte rrugetimi juaj profesional deri ne Skenderbeg Alternative Investments?
Ne Zyrih, punova per nje fond te fondeve Gardh pioniere. Takova aty disa njerez te mrekullueshem. Njerez te cilet e kuptuan perspektiven time ne jete, inteligjente dhe shume te edukuar. Nje dite pata idene te krijoja nje kompani, te ngjashme me ate ku punoja. U bera partnere me 2 kolege te mi dhe krijuam kompanine tone te quajtur Skenderbeg Alternative Investments.

Te gjithe na quajten te çmendur qe filluam nje fond te fondeve ne kete mjedis. Pati edhe nga ata qe vendosen baste kunder nesh por ne i qendruam bindjes tone dhe kishim percaktuar objektiva te qarta. E nisem kompanine tone, fillimisht pa asnje klient, vetem me nje ide, motivim, setup te shkelqyer dhe nje ndjesi te mire per disa kliente potenciale te profilit te larte. Dhe endrra jone per telançuar nje fond te fondeve tonin, qe fillimisht dukej e pamundur, u be e vertete. Pasi vetem pas 3 muajsh, ne arritem nje marreveshje disa milioneshe nga nje investitor qe mundesoi lancimin e fondit tone. Ishte nje ndjenje te cilen nuk mund ta pershkruaj. Mendimi im i pare ishte, gjithmone ja vlen te luftosh ne jete. Eshte interesant fakti se te gjithe shtetet (vendet) qe jane te dashur per mua jane te perfaqesuara ne kompanine tone. Shefi i investimeve eshte Zviceran, shefi i riskut eshte Gjerman dhe une si CEO vij nga Kosova. Dhe sicla nga keto kombesi ka fuqite e veta dhe duke i kombinuar keto fuqi, ne ndertojme nje skuader te forte.

Miranda Ademaj-sipermarrese-fond-startup-buzsinessmag6. Çfare ju ka motivuar me shume ne rrugen tuaj drejt suksesit? Ku gjeni mbeshtetje ne momente te veshtira?
Secili nga ne ka nje qellim dhe çdo qenie njerezore ka realitetin e tij. Meqe secili nga ne ka nje histori te tijen, na takon neve te eksplorojme kete histori. Une vendosa ne nje moshe te re te futem ne industrine e finances. Kjo mund te kete qene qellimi im ne jete duke pare se pervojat e mia ne jete me shtyne te behem e forte. E vetmja gje konstante ne jeteeshte ndryshimi.

Rritja ne nje zone lufte dhe udhetimi individual per nje vit rreth botes, me mesuan te pershtatem me gjithçka qe me ndodhte ne ato kohe. Kjo pervoje me dha aftesite e nevojshme per t’u pershtatur me ndryshimin ne vazhdimesi dhe te fokusohesha ne ate qe me duhet te bej per te ecur perpara ne vend qe te shpenzoja energji per ti rezistuar ndryshimit. Fokusi tek mendimet pozitive dhe pershtatja ndaj ndryshimit, me bene fleksibel sipas rrethanave duke mos lejuar qe lufta apo ndonje problem tjeter te me kontrollonte. Te qenit fleksibel me lejon te menaxhoj stresin dhe te merrem ne menyre konstruktive me njerezit apo ngjarjet negative qe has ne jete.

7. Si e shikoni me syrin tuaj, dallojne meshkujt dhe femrat ne rolet e liderit te nje kompanie apo te nje menaxheri?
Mendoj se sfida me e madhe eshte te ndryshohet perspektiva qe ne industrine e ‘fondeve gardh’ (hedge fund), grate kane vetem role ndihmuese, sidomos nese ato jane te pashme.

Me ndodh shpesh te me pyesin “Cili eshte roli juaj ne kompani Miranda?”. Ne mbledhje apo takime, shpesh une jam e vetmja femer e pranishme. Kjo eshte paksa e çuditshme, por aktualisht nuk me ben pershtypje pasi i njoh aftesite e mia.

Në fund të ditës, fakti që jam një grua në këtë industri është në favorin tonë dhe na jep një avantazh konkurrues pasi përqasja e femrave ndaj investimeve punon në favorin e tyre.

Arsyet qe me kane çuar tek ky perfundim nuk kane te bejne aspak me nivelet e inteligjences apo edukimit apo edhe me vitet e pervojes. Gjithçka ka te beje me nje diference biologjike: Femrat priren te jene fizikisht me te dobeta. Kete dis-avantazh ato duhet ta kompensojne me kujdes dhe me nje matje me te mire te rreziqeve. Per me teper, meshkujt prodhojne mesatarisht 15 here me shume testosteron se sa femrat. Ky fakt ka nje impakt ne agresion, dominim, besim, kundershtime dhe ne marrjen persiper te rreziqeve.

Mendoj gjithashtu se intuita femerore mbart avantazhe. Aftesite sociale dhe emocionale te tyre jane me te zhvilluara se tek meshkujt. Zakonisht femrat bejne pyetje me shpejt kur mendojne se nuk e kuptojne diçka. Ato duan te futen menjehere ne teme. Ndersa burrat shpesh presin nga frika se do te paragjykohen si te pa informuar apo te pa ditur. Dhe kjo është e rëndësishme në botën e investimeve!

8. TedX Tirana – Si ishte si pervoje ? Kush ju ftoi ?
E mora ftesen drejperdrejt nga TedX Tirana, pasi tematika “blissful uncertainty” dukej se perputhej ne menyre perfekte me biografine time. Nuk ishte e lehte te flisja perpara nje audience te gjere per jeten time personale, sidomos per luften. Por motivimi im ishte te frymezoja njerezit, veçanerisht femrat shqiptare.

Prezantimin e “blissful uncertainty” mund ta ndiqni KETU.

9. Po shqiptaret si individe, i shikoni si sipermarres te suksesshem? Njihni sipermarres shqiptare qe kane sukses ne Zvicer apo Gjermani? Kane shqiptaret ndonje karakteristike te ciles mund ti atribuohet suksesi ne biznes?

Aftesite e te berit biznes jane te lidhura ngushte me personalitetin dhe ambjenti qe na rrethon.Shqiptarët janë përballur me represionin e huaj shpesh dhe kjo mund të ketë zhvilluar mirë shqisat për të luftuar për atë që ke nevojë. Keto tipare apo shqisa te ndihmojne shume ne jeten e biznesit, sepse edhe aty duhet te perballemi me shume sfida per te cilat nevojitet shume force dhe pervoje per ti tejkaluar.

Perveç shpirtit luftarak me te cilin kemi lindur, ekzistojne edhe disa karakteristika te tjera te rendesishme qe Shqiptaret kane, siç jane lidhjet shoqerore. Pata mundesine ta shikoja me syte e mi si edhe ta degjoja nga te tjeret se Shqiptaret jane te hapur kundrejt njerezve te rinj dhe iu pelqen te krijojne kontakte te reja. Kjo mund te jete e lidhur me nje karakteristike te dyte, ndjenja per te ndihmuar, qe mund te vihet re neçdo shtepi shqiptare. Eshte mese normale per ne te ndihmojme te tjeret edhe pse nuk i njohim personalisht. Eshte diçka qe na vjen natyrshem dhe ne thjesht na pelqen ta bejme.

Karakteristika te tjera qe i bejne shqiptaret njerez biznesi te suksesshem perfshijne kreativitetin, improvizimin dhe ambicien, te cilat nga kendveshtrimi im jane te domosdoshem per te arritur sukses.

10. Çfare keshille ke per startup-et e reja? Ka moshe per te krijuar nje biznes te ri apo jo ? Çfare duhet te bejne kur kane nje ide ?Miranda Ademaj-Zyrih-sipermarrese-businessmag

Persa i perket moshes, une do te rekomandoja te fillonin sa me heret pasi ndonjehere do te nevojitet kohe per te arritur qellimet qe i vini vetes. Ndersa nese do flisnim per kritere te tjera per te filluar startup-in tuaj, mendoj se Steve Martin e ka thene siç duhet:
Bëhu jashtëzakonisht i mirë në atë që bën. Këtë nuk mund ta zëvendësojë asnjë përpjekje marketingu apo lajm në mediat sociale. Bëj atë që di dhe dashuroje! Kjo do te rezonoje tek investitoret potenciale dhe tek punonjesit tuaj. Dhe do ti jape vlere gjithe punes tuaj. Sa me shume ju pelqen puna juaj, aq me e lehte behet te punosh dhe kjo eshte e rendesishme, veçanerisht kur fillon te ndertosh kompanine tende si startup. Do te habiteni se sa kohe dhe energji do ju duhet per te ndertuar nje kompani te suksesshme.

Ndryshimin mes nje startup-i dhe nje biznesi te suksesshem e bejne shpesh disa vite (ose me shume), shume pune, pak fat, vizioni dhe perpikmeria. Pjesa me e madhe e bizneseve te suksesshme apo korporatave te tanishme kane qene njehere ne fazen startup.

Starbucks dhe Walmarts qe jane biznese globale, dikur ishin biznese familiare qe mezi ja dilnin. Ndaj, nese jeni nje sipermarres apo startup, duhet ta dini qe 90% e bizneseve te reja deshtojne. Shanset jane vendosur kunder jush, dhe do ju duhet te mesoni ne çdo hap. Megjithate, startup-et nuk vdesin, ata vetevriten. Ne fjale te tjera, 90% e startup-eve deshtojne sepse themeluesit e tyre merziten, dekurajohen dhe largohen drejt diçkaje tjeter, jo per shkak te ndonje katastrofe. Pavarësisht sa e zymtë mund të jetë e sotmja, gjërat do të jenë më të shndritshme nesër.

Ne e dinim se ne rastin tone kishim vetem nje mundesi, keshtu qe beme me shume se gjithçka duhej per te bere me te miren si ne perqasjen ndaj distributoreve, investitoreve dhe deri ne hedhjen ne treg.

Nëse gjithmonë jep më shumë, kjo do të tërheqë vëmendje dhe ju do të ecni drejt suksesit.

Do te inkurajoja sipermarresit e tjere te shpenzojne pak kohe per te kuptuar cili eshte biznesi i tyre, çfare ben dhe çfare perfaqeson. Nese arrini te perpiloni nje sinops nga 60 – 90 sekonda, kjo do ju shperbleje me dividente gjate gjithe ciklit tuaj ne biznes.

Tregohuni vertet te qarte me supozimet qe beni per biznesin qe doni te filloni, dhe kontrolloni sa me shpejt nese keto supozime jane reale.

Edukohuni dhe trajnohuni mbi atë që doni të bëni. Nese nuk e njihni ate qe po beni, njerezit do te perfitojne nga ju. Ushtroni te drejten tuaj per te negociuar, sifomos si nje grua; mos kini frike te largoheni nga nje oportunitet qe mendoni se nuk ben per ju; tregohuni realist me buxhetin. Shqyrtoni sa ju nevojitet te kurseni dhe me pas perpiquni ti qendroni buxhetit.

Kur burimet i keni të kufizuara, do ju duhet të tregoheni vërtet krijues për ti bërë gjërat të funksionojnë.Merrni shume pershtypje dhe mendime nga njerezit mbi cilendo ide qe keni…Kerkoni opinione kritike. Pyesni se çfare nuk shkon. Shpesh nuk na pelqen kur na kritikojne apo na bejne me faj, por kjo do ta beje biznesin tuaj me te forte. Nuk keni pse te jeni dakort me te gjithe ata qe ju japin pershtypje apo te ndiqni me domosdoshmeri sugjerimet e tyre. Por sa me shume opinione te keni, aq me shume informacion do te keni per te marre vendimet e duhura per biznesin tuaj.

E fundit, por jo me pak e rendesishmja, rrethohuni nga nje ekip fantastik sepse do ju nevojiten per te kapercyer te gjitha pengesat qe do iu dalin perpara kur te filloni nje kompani te re. Shume njerez kane ide te medha qe duan ti ndjekin te vetem, por mendoj se eshte pothuajse e pamundur te besh gjithçka i vetem.

Intervisten mund ta gjeni te publikar ne nr. 6 te Business Magazine.