Mirel Josa me 2 dilema per derbin kunder Partizani

Dy jane dilemat kryesore per trajnerin Mirel Josa per anti-Partizanin. Ceshtja e pare ka te beje me porten. Ilion Lika nuk kreu as seancen stervitore te se martes. Portieri titullar kreu nje rezonance manjetike per shqetesimin qe ka ne gjurin e djathte dhe u paraqit me disa minuta vonese. Fillimisht u drejtua ne sektorin ku po sterviteshin portieret, dy fjale me mjekun e skuadres dhe me pas dy batuta me Edvan Bakajn, ate qe do te jete ne porte nese Lika nuk ja del kunder Partizanit. Portieri ndien dhimbje ne gju dhe nuk ka kryer asnje seance stervitore kete jave, por vendimi nese do te mund te jete mes shtyllave kunder te kuqve do te merret vetem kete te merkure, kur te jene lexuar dhe rezultatet e rezonances manjetike. Ceshtja tjeter per te cilen i duhet te vendose Joses, eshte se cili do te jete perkrah Karabecit ne mesfushe, ku Asion Daja eshte i pezulluar per shkak kartonash. Trajneri vendosi ti perzieje disi kartat ne pranine e kameras duke provuar nje ndeshje brenda grupit me nga 10 lojtare ne vend te 11.

Mbrojtja eshte Ok, me Kercikun e Hoxhallarin te rikuperuar nga krahet dhe Gentian Mucen e Teqjan para portes, ne mesin e fushes perkrah Karabecit ne minindeshjen brenda grupit trajneri provoi 3 opsione, Ruben Acquah, Vucajn e madje dhe Deliajn, megjithate nuk perjashtohen surprizat pasi ne kete rol perfekt mund te ishte dhe Taku, nje nder futbollistet me ne forme te ketij sezoni, edhe per te nuk eshte nje rol i paprovuar, madje binomi Karabeci-Taku ishte mjaft i preferuar ne kohen e spanjollit Rubio, qe preferonte ti quante “Dos Leones”, Luanet e mesfushes. Padyshim qe Taku ka qene jashtezakonisht efikas dhe ne te djathte ne mbeshtetje te sulmit ku ka bindur me loje e gola, por per kete rol garanci jep padyshim edhe Gjergji Muzaka. Pjesa tjeter e sulmit veshtire te kete ndryshime me Moses ne krahun e majte dhe Merveille pas Cisse. Gjithsesi per nje derbi ku ne keto vitet e fundit Partizani ka pasur si armen e tij me te forte pergatitjen fizike, Tiranes pervec taktikes e lojerave te saj do ti duhet shume grinte, qetesi e natyrisht edhe pak fat.