Mirel Josa: “Kerkoj fitoren nga skuadra ime. Do te jete spektakel”

Lidhur me artikullin:

Derbi i pare pas shume viteve per Mirel Josen, i cili po perjeton emocionet e aventures se tij te trete ne stolin bardheblu. Skuadra e drejtuar prej tij eshte rikthyer ne nivelet me te larta te klasifikimit pas 7 pikeve te marra ne tre ndeshje dhe pret e qete sfiden delikate te se Enjtes, pa presionin e faktit qe Tirana nuk arrin te fitoje prej 10 ndeshjesh. Ne konferencen e zakonshme per shtyp, Josa e vuri theksin te rendesia e kesaj sfide, por preferoi te fkusohej te ajo qe kerkon te beje skuadra e tij ne fushen e lojes. Ne kendveshtrimin e Joses, Tirana dhe Partizani jane dy rivale te drejteperdrejte per titullin kampion dhe eshte e paevitueshme qe rezultati pozitiv apo negativ te mos ndikoje ne pjesen tjeter te sezonit per te dyja ekipet. Trajneri i bardhebluve nuk preferon te ciolesohet si njeriu qe mund te riktheje Tiranen ne rrugen e fitores, madje kete ai e ben te qarte duke vendosur pikat mbi “I”.

“Nuk erdha te Tirana me objektivin per te mundur thjesht Partizanin. Nese fitojme do te jete nje arritje e madhe. Kjo nuk eshte nje perballje mes Joses dhe Staroves por nje duel mes Tiranes dhe Partizanit. Me intereson te jemi kompakte dhe teknikisht te mos humbasim. Duhet te tregojme anet pozitive qe kemi shfaqur deri ne keto momente dhe te korrigjojme ato qe beme gabim ne sfiden me Kukesin”.

Atmosfere pozitive ne kampin bardheblu qe plotesohet edhe me lajmin se Ilion Lika do te zbrese ne fushen e blerte per te mbrojtur katerkendeshin. Nje gje te tille e konfirmon vete trajneri qe nuk pranon te zbuloje emrin qe do te zevendesoje ne mesfushe te pezulluarin Asion Daja. Ne vijim, ai jep nje mesazh te rendesishem edhe per te gjithe mbeshtetesit qe do te jene te pranishem ne stadium.

“Jam i kenaqur me atmosferen qe prodhon kjo ndeshje. Uroj te mos kete incidente dhe gjithçka te shkoje mire”.

Derbi i fazes se pare prodhoi shume emocione por jo gola. Ne ate sfide as Josa dhe as Starova nuk ishin ne stolin e skuadrave, por per trajnerin e Tiranes, historia ndryshon ne çdo 90 minutesh.

”Nuk eshte derbi mes meje e Staroves, por mes Tiranes e Partizanit. Duam fitore, por skuadra nuk duhet te humbe identitetin dhe lojen qe ka shfaqur ne ndeshjet e fundit”

53-vjeçari shton se nuk mendon aspak per merkaton e Janarit, ndersa ndalet te flase edhe per skuadren kundershtare duke nenvizuar me diplomaci se Partizani ka nje grup cilesor, por ai nuk preferoi te veçonte lojtare te caktuar.

“Partizani ka shume lojtare qe me pelqejne, nuk bej dot diferenca, por nuk i druhem asnje lojtari. Vendos loja e skuadrave, jo individualitetet, edhe pse Partizani ka lojtare cilesore ne çdo repart“.