Mirel Josa: “Kush gabon me pak ne mbrojtje e fiton kete derbi te cuditshem”

Lidhur me artikullin:

Nje derbi ndryshe per Mirel Josen. Pas pese vitesh, ish-trajneri i Skenderbeut do te kete mundesine ta ndjeke perballjen Partizani-Tirana i qete dhe pa u lutur per fitoren apo humbjen e ndonje skuadre. Tekniku rikthehet te beje analizen e derbit i pandikuar dhe gjakftohte. Si nje ish-bardheblu – lojtar dhe trajner – Josa e pranon se e sheh me nje sy ndryshe Tiranen, por nuk pranon kurrsesi te jape nje rezultat per kete derbi. Gjeja qe i ben me shume pershtypje eshte fakti se nuk do te luhet ne kryeqytet.

Nga porta ne sulm, Josa zberthen te dy ekipet dhe ben bilancin e shanseve.

“Tirana ka me shume presion, por edhe Partizani nuk mund ta fitoje ndeshjen duke kujtuar te kaluaren. Skuadra qe gabon me pak ne mbrojtje, do te fitoje”, thote nder te tjera Josa ne analizen e tij per gazeten.

Si ju duket situata para derbit?

Me duket nje situate pak e pazakonte. Per here te pare shoh nje derbi qe nuk do te luhet ne kryeqytet. Per kete me duket nje situate jo normale. Gjerat e tjera jane normale, duke perfshire edhe tensionimet e skuadrave. Megjithate, per mendimin tim, te dy ekipet duhet te jene te qete, ne menyre qe te kapin objektivat e veta. Nuk duhet pare thjesht dhe vetem si nje sfi de ku Tirana te munde Partizanin apo anasjelltas, por si nje ndeshje baze per vazhdimesine e kampionatit dhe arritjen e objektivave.

E preket çeshtjen qe luhet jashte Tiranes, ne nje kohe qe ka nje stadium funksional ne kryeqytet. eshte normale kjo?

Vertet stadiumi “Selman Stermasi” eshte funksional, por marredheniet ndermjet ketyre dy klubeve nuk e mundesojne qe ky derbi te luhet aty. Ne kete rast eshte Partizani prites, por une mendoj se mund te ishte gjetur nje zgjidhje. Mund te ishte klubi i kuq qe te administronte kete takim dhe le te zhvillohej ne “Selman Stermasi”. Gjithsesi, duke qene se Partizani do ta kete si shtepine e vet Elbasanin, pasi do te luaje aty per gjithe vitin, ka bere zgjedhjen e vet.

Çfare mendoni se ka me mire Partizani ne krahasim se nje vit me pare?

Partizanin e kam pare ne te tria ndeshjet, duke perfshire edhe ate ne Durres. Kjo skuader ne pergjithesi nuk ka ndryshuar shume nga viti i kaluar. Per sa u perket problemeve te sulmit, nuk i ka vetem Partizani, por çdo skuader tjeter. Me mire se kampionati i kaluar nuk mund te them, pasi eshte ende heret per te percaktuar menyren e lojes se Partizanit dhe te gjitha ekipeve te tjera ne pergjithesi. Them qe fi torja ne Durres do ta çoje Partizanin me te qete ne derbi.

Po me keq nga nje vit me pare, çfare ka kjo skuader?

Une nuk mund ta percaktoj dot. E thashe edhe me pare, problemi i sulmit ekziston. Partizani i ka lojtaret sulmues, por se si i zgjedh trajneri, ky eshte nje problem tjeter. Do te luhet me tre lojtare apo skemen 1+1 ne sulm, keto jane probleme qe i di trajneri dhe vetem ai vendos. Ai e di me mire se te gjithe gjendjen e lojtareve qe ka ne dispozicion. Sepse lojtare per te luajtur ne ato pozicione, Partizani ka.

Mund t’i analizojme repartet e Tiranes me radhe dhe te bejme edhe nje krahasim me ato te Partizanit. E nisim me portierin…

Ilion Lika eshte nje portier qe ka eksperience. Gjithashtu, edhe Alban Hoxha i Partizanit eshte ne nje forme shume te mire dhe eshte pike referimi e skuadres se kuqe gjate sezoneve te fundit. Lika eshte kthyer te Tirana dhe synon te tregoje se ky rikthim nuk eshte i deshtuar. Dhe ne tri ndeshjet e para, ai ka treguar nje nivel loje shume te mire. Ndersa Hoxha vazhdon te jete ne standardet e tij te meparshme. Gjendja e tij eshte shume e mire.

Mbrojtja?

Mbrojtja e Tiranes ka disa probleme. Kerçiku eshte ne nje gjendje shume te mire ne keto momente qe luan ne krahun e djathte dhe te mos harrojme se ai nuk eshte nje mbrojtes tipik, por mesfushor krahu. Edhe Teqja nuk eshte mbrojtes qendre, por roli i tij eshte mesfushor. Tirana i ka te pershtatur keta lojtare ne rolet qe kryejne, ne nje kohe qe mbrojtja e Partizanit eshte me e konsoliduar ne kete drejtim.

Mesfusha?

Analizen e mesfushes do ta nis nga Partizani. Batha dhe Trashi kane treguar se jane dy futbolliste kyç te mesfushes se kuqe mbi te cilet ndertohet loja e skuadres. Kurse Tirana ka perdorur dy lojtare ne mesin e fushes, sidomos kjo u vu re qarte ne ndeshjen e fundit. Aty beri nje paraqitje shume te mire Merville, i cili shenoi edhe golin e barazimit. Tregoi cilesi shume te mira dhe eshte nje mbeshtetes i afte per sulmin. Gjithashtu, skuadres i ka dhene shume besim edhe gjendja e Takut, i cili ne sfi den e fundit ra ne sy.

Po sulmi?

Te dyja skuadrat kane probleme ne sulm. Por, kjo nuk varet me shume nga lojtaret, se sa nga menyra se si do te vendosen ata ne sulm nga trajneret, tre apo dy futbolliste te avancuar. Apo edhe 1+1 siç themi ne trajneret. Te dy ekipet, ne ndeshjet e deritanishme, kur kane luajtur me skemen 4-3-3, nuk kane qene shume eficiente.

Cila prej skuadrave i ka krahet me mire?

Tirana punoi mire ne ndeshjen me Kukesin nga krahu i djathte duke pasur parasysh Kerçikun me Takun. Ndersa, Partizani ka pasur probleme me stabilitetin per sa u perket kraheve. Dhe kjo eshte pare qofte ne krahun e majte ku eshte aktivizuar Torasa, edhe ne Kupat e Europes, apo qofte edhe ne krahun e djathte me Vilen. Torasa nuk eshte nje lojtar tipik krahu, por ai luan mbrapa sulmuesit kryesor Ekuban. Per mendimin tim, nese Fili luan ne te majte dhe Torasa pas sulmuesit kryesor, atehere Partizani do te jete me efikas.

Po me teper fantazi, cila prej skuadrave ka?

Varet nga menyra se si vendosen ekipet ne fushe. Per sa i perket fantazise, mendoj se te dyja skuadrat jane ne barazim. Lojtari me efi kas te Partizani eshte Trashi, i cili ka treguar ngritje ne lojen e tij gjate te gjithe kesaj periudhe. Nga njeri krah kemi Trashin, Bathen dhe Torasen dhe nga Tirana jane Merville, Taku qe mund te luaje edhe ne krah. Jane edhe Daja apo Karabeci, por ata perpiqen te mbajne ekuilibrat e skuadres ne mbrojtje.

Çfare ka me shume Daja se Sormani?

Nuk mund te jap nje pergjigje te prere per kete se çfare ka me shume Daja se Sormani. Te dy kane menyren e vet te punes. Qe te njohesh mire dy trajnere, duhet te ndjekesh menyren se si punojne dhe te jesh prane tyre gjate te gjithe kohes. Tirana vjen ne kete derbi, te cilin nuk e ka pompuar shume gjate javes, ne nje kohe qe edhe lojtaret bardheblu nuk kane folur shume ne media. Ndersa Partizani jeton me ate se çfare ka bere ne derbet e kaluara vitet e fundit.

Te dy keto ekipe duhet te perqendrohen vetem ne kete derbi qe mund t’i jape prioritet çdonjeres prej skuadrave per te qene me perpara. Diferenca e pikeve mes te dy ekipeve nuk eshte shume e madhe. Normalisht, tri barazimet qe ka arritur deri tani, ia shtojne me shume etjen Tiranes per ta fituar ndeshjen, pasi ne te kundert i largohet edhe me shume kreut per objektivat qe ka.

Kurse Partizani i do piket qe te mos shkeputet shume nga Skenderbeu. Te dy trajneret jane munduar qe ne fi llim qe te ndertojne nje modul loje dhe me kete synojne te arrijne aty ku deshirojne. Te dy nuk bejne shume ndryshime ne modulin e lojes gjate ndeshjeve. Partizani i ka lojtaret me te cilet mund te behet me i rrezikshem ne sulm. Kurse Tiranes nuk e di se si do t’i shkojne gjerat me dy futbollistet qe nuk ju ka mberritur ende dokumentacioni.

Cili prej ekipeve ka me shume presion?

Ne nje derbi, presioni eshte normal. Duke e pare nga jashte, me deklaratat qe ka bere Partizani deri tani, e shoh me te qete duke i meshuar faktit qe Tirana ka shume kohe pa fi tuar perballe tyre. Dhe jane te bindur se me kete fryme do te fi tojne edhe kete ndeshje. Por, mendoj se ky takim nuk fi tohet ne kete forme.

Çdo ndeshje ka kushtet aktuale te zhvillimit te saj. Them se Tirana ka presionin me te madh per te fi tuar ndeshjen, pasi ka vetem tri pike. Them se te gjithe lojtaret dhe stafet ta shohin kete derbi me qetesi dhe si nje sfi de qe do t’u jape prioritet per vazhdimesine.

Kush e ben diferencen ne kete ndeshje?

Per menyren se si luajne keta dy trajnere, diferencen nuk mund ta bejne individet. Ekipi qe do te jete me mire i vendosur ne mbrojtje, ai do te fi toje.

Nje rezultat per kete derbi?

Nuk mund te jap asnje lloj rezultati. Ne derbet e tjera te meparshme kur jam pyetur nga ju, kam qene ne drejtim te skuadres sime dhe kam folur sipas interesave qe kishte ekipi im per rezultatin e derbit. eshte çdo gje e paparashikueshme. Megjithate, ajo qe mbetet e çuditshme ne derbin e pare per kete sezon, eshte fakti qe do te luhet ne Elbasan.

Po tifo per ke do te beni?

Tifo nuk bej shume. Por, shoh me nje sy tjeter Tiranen perballe Partizanit, pasi kam luajtur dhe kam qene trajner i skuadres bardheblu. Kam nje deshire me te madhe karshi ekipit bardheblu, por nuk ndikohem fare ne gjykimin qe bej.

/panorama sport